Afera e Sterilizimit, Shabani te 'Shëndetësia': Të zbardhet abuzimi me fondet e shëndetësisë! Kontrata i sillte dëm buxhetit të shtetit

Afera e Sterilizimit, Shabani te 'Shëndetësia': Të zbardhet abuzimi me fondet e shëndetësisë! Kontrata i sillte dëm buxhetit të shtetit

Kreu i nismës 'Thurje', Endrit Shabani

Kreu i nismës 'Thurje' Endrit Shabani, ka dëshmuar sot tek komisioni i Shëndetësisë lidhur me aferën e sterilizimit.

Gjatë dëshmisë e tij, Shabani tha se duhet që të zbardhet se çfarë ka ndodhur me fondet në shëndetësi.

Ai shtoi qëllimi se pse u denoncua kontrata e ‘Sterilizimit’ në SPAK ishte për të vërtetuar nëse vërtet kishim të bënim me abuzim apo kjo skemë ishte e drejtë.

“Jemi bashkë për ta zbardhur se cfarë kanë ndodhur dhe si mund të pengojmë abuzimet që bëhen me fondet që shkojnë për shëndetësinë. Në dhjetor të 2019, Nisma Thurje ju drejtua SPAK për të hetuar kontratën për Sterilizimin. Në atë kohë sapo kishte filluar pandemia, e cila ende nuk kishte ardhur te ne, por ishte një shqetësim i madh nëse janë spitalet tona për të përgatitur këtë sfidë", tha ai.

Shabani tha se është konstatuar se kontrata sillte dëm në buxhetin e shtetit.

 “Ne kemi pasur kufizim të informacionit, kemi konstatuar se kontrata sillte dëm për buxhetin dhe për shoqërinë dhe kishte shkelje për aq informacion që ne kishim.  Ne kishim informacione se çfarë na mungonte dhe ne nuk dinim studimin e vizibilitetit”, tha ai në komision", tha ai. 

Komisioni Hetimor për Shërbime Publike të Sterilizimit dhe Check-UP në shëndetësi është mbledhur ditën e sotme (8 korrik) ku janë thirrur për të dëshmuar, kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Panajot Soko, ekspert ekonomie, pjesë e ‘Nismës Thurje’.

I pranishëm në senacën e sotme, deputeti Ilir Metaj e quajti gënjeshtër deklaratën e Shabanit se në Europë sterilizimi nuk jepet me koncesion.

Ndërsa, Endri Shabani ka kërkuar që deputeti ti kërkojë ndjesë. 

"Unë nuk e vazhdoj dëshminë pa më kërkuar ndjesë deputeti, paguhet me taksat e mia, nuk jam këtu para avokatëve të Ilir Beqajt", tha ai.

Mledhja e Komisioni është zhvilluar me debate mes deputetëve dhe kryetares së Komisionit Albana Vokshi.

Kjo e fundit i heq të drejtën e fjalës në komision deputetit Ilir Metaj, ndërsa tha se do ta përjashtonte edhe nga seanca e ardhshme.

Do të dërgoj edhe kërkesë që të të përjashtoj nga seanca e ardhshme", tha ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
Ndreca përplaset me Shabanin: Jo për çdo dyshim mund të bëni kallëzime! Kreu i nismës 'Thurje': Janë vërtetuar nga SPAK

1720434501_plarentndreca.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është përplasur në komisionin e Ekonomisë me kreun e nismës 'Thurje' Endrit Shabani.

Ndreca i’u drejtua Shabanit duke e pyetur mbi njohuritë që ai ka mbi prokurimet publike, për mënyrën si funksionojnë nga ana juridike.

Ai tha se për të bërë një kallzim duhet një dokumentacion i caktuar.

 “Fakti që dyshoni për gjithçka s’ju jep të drejtë që të bëhen kallëzime, pasi duhet që të keni një bazë të caktuar dokumentacioni", tha ai.

Nga ana tjetër, Shabani tha se dyshimet që ata kanë pasur janë vërtetuar nga SPAK dhe se kallëzimi i bërë nuk është një kallzim i rremë.

Ai theksoi se është kërkuar që për dyshimet që kanë pasur të ketë një hetim nga ana e prokurorisë.  

“Ne kemi disa fakte dhe faktet janë kontrata, po ashtu kemi cituar në padi KLSH. Kostot që ka pasur në buxhetin e shtetit dhe mbi këto fakte kemi ngritur dyshime dhe e kemi lënë SPAK që të bëjë punën e vet. Dyshimet tona janë vërtetuar të drejta sepse ish-ministri tashmë është në burg. Ne i kemi kërkuar SPAK që të hetojë nga ministri Beqaj dhe gjithë subjektet e përfshira dhe për të gjitha pyetjet që kemi pasur kishim një përgjigje dhe nuk na takonte ne për ta dhënë përgjigjen, sepse ne nuk jemi prokuror. Nuk kemi të bëjmë me kallzim të rrem, por me indicie që të vendosin në punë prokurorinë. Ne kemi pasur dyshimet tona dhe i kemi kërkuar prokurorisë që të hetojë ”, tha ai.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Dëmtohet gjatë kryerjes së punime në banesë, 27-vjeçari transportohet drejt Tiranës

Pogradec/ Dëmtohet gjatë kryerjes së punime në banesë, 27-vjeçari transportohet drejt Tiranës