Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për inceneratorin e Elbasanit, nuk pranon rekursin e të dënuarve.

Apeli dënoi Lefter Kokën me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj, ndërsa Alqi Bllako u dënua me 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj.

Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg dhe, me gjykim të shkurtuar, do të vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe, me gjykim të shkurtuar, do të vuajë 4.8 vite. Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe, me gjykim të shkurtuar, do të vuajnë 2.8 vite heqje lirie. Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin, që u dënua me 2 vite burg, dhe Serafin Papa me 1.4 vite burg.

Vendimi u dha po nga kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.

lajm në përditësim...