Apeli i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ka vendosur dje rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Mirëpo, vendimi nuk është ekzekutuar pasi prej muajsh Koka nuk ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.
Për impiatin e Tiranës, Lefter Koka u gjykua në masë arresti me burg, dhe u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për “shpërdorim detyre”, me gjykim të shkurtuar. Gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë, duke pasur me lirimin e ish-ministrit nga qelia, pasi vlerësoi se dënimi ishte shlyer përmes kohës së kaluar në paraburgim.
Megjithatë, Apeli e rrëzoi këtë pjesë të vendimit, vetëm në lidhje me shuarjen e masës së sigurisë, duke bërë që Koka të rikthehet në burg për të vuajtur edhe 6 muaj të tjerë.
Sipas SPAK, zyrtarët në bashkëpunim me ministrin e Mjedisit të kohës, Lefter Koka, kanë shpërdoruar detyrën gjatë lidhjes së kontratës së koncesionit të gushtit 2017, për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës në Sharrë, me një kosto investimi të parashikuar prej 128.2 milionë euro pa TVSH.
Zyrtarët propozuan dhënien e bonusit për shoqërinë pa një raport të kostove të projektit. Sipas SPAK, shoqëria e biznesmenit Klodian Zoto, u ndihmua në të gjitha procedurat, nga zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, duke u vënë në dijeni paraprakisht për rrethanat e konkurrimit, që të shpallej fituese.
Lefter Koka u arrestua në dhjetor 2021, fillimisht për Inceneratorin e Elbasanit, por gjatë hetimeve u gjet përgjegjës edhe për impiantet e Fierit dhe Tiranës,
Ai u lirua nga qelia në dhjetor të vitit 2025, pasi për Elbasanin fitoi lirinë me kusht, për Fierin kishte kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit, ndërsa për Tiranën GjKKO e vlerësoi dënimin të shlyer gjatë kohës së paraburgimit.
Komente











O Lefter po nuk u ktheve ato 6 muaj te behen 6 vjet or teeej.
PërgjigjuLefter kthehu, mos u digj per 6 muaj. E kemi biseduar
Përgjigju