Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për inceneratorin e Elbasanit për dënimet me burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe 8 të tjerët, tashmë të shlyera nga të gjithë.
Apeli dënoi Lefter Kokën me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj, ndërsa Alqi Bllako u dënua me 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj.
Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg dhe, me gjykim të shkurtuar, iu caktuan 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe, me gjykim të shkurtuar, iu caktuan 4.8 vite.
Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe, me gjykim të shkurtuar, iu caktuan 2.8 vite heqje lirie.
Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin, që u dënua me 2 vite burg, dhe Serafin Papa me 1.4 vite burg.
Vendimi u dha po nga kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.
Komente








