Taulant Balla në gjyqin për aferën Partizani thotë se kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha është përfshirë në procedurën e privatizimit të klubit, duke marrë firmosur vendime për të favorizuar procesin.

Pjesë nga dëshmia

Taulant Balla: Leja e ndërtimit është dhënë pas vitit 2011, kur erdhi në krye të Bashkisë Lulzim Basha.

Klodiana Gjyzari, avokatja e Sali Berishës: E keni gabim, lejet janë dhënë në 2004 dhe 2006. Keni bërë akuzë për Berishën duke pretenduar se janë ndryshuar ligjet. Cili ligj është ndryshuar?

Taulant Balla: Kam paraqitur në kallëzim të gjitha veprimet e Berishës për të favorizuar.

Taulant Balla: Në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ministrave ka firmosur vendime për të favorizuar këtë procedurë privatizimi.

Taulant Balla: Që nga momenti i nxjerrjes nga plani i përhapjes e deri tek privatizimi, përfshihet Berisha.

Klodiana Gjyzari: Ka ndonjë VKM të Berishës?

Taulant Balla: S’e mbaj mend.

Taulant Balla: Berisha duhej të kishte shmangur veten nga vendimet që kanë çuar në shitjen e kësaj godine, për shkak të konfliktit të interesit.

Taulant Balla: Është fakt se procedura e nxjerrjes nga plani i përhapjes përfshin qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Privatizimi u përshpejtua për të favorizuar Malltezin, në 6 muaj, leje për 17 kulla! Përfitoi nga vjehrri kryeministër