Deputeti i PS, Taulant Balla u përball me Jamarbër Malltezin në gjyqin për aferën Partizani. Gjatë dëshmisë së Ballës, Malltezi kundërshtoi pretendimet për privatizim të paligjshëm, duke vënë në dyshim provat dhe burimet e informacionit të përdorura në kallëzim. Por, deputeti i PS, i cili është edhe kallëzuesi i kësaj afere, këmbënguli se privatizimi i kompleksit ishte kryer në kundërshtim me ligjin dhe se Malltezi ka përfituar nga vjehrri i tij Sali Berisha, i cili asokohe ishte kryeministër.
Pjesë nga dëshmia
Jamarbër Malltezi: Ku punoni?
Taulant Balla: Deputet i PS.
Jamarbër Malltezi: Sa vite keni?
Taulant Balla: Nga 9 shtatori 2005.
Jamarbër Malltezi: Çfarë pozicioni keni qenë kur bëtë kallëzimin?
Taulant Balla: Kryetar i grupit parlamentar i PS.
Taulant Balla: Kallëzimin e kam firmosur si qytetar.
Jamarbër Malltezi: Në kallëzim ku i keni gjetur të dhënat personale si nr. ID etj?
Taulant Balla: I kemi marrë zyrtarisht dhe nga denoncimet e qytetarëve.
Jamarbër Malltezi: Na sqaroni dot pozicionin aktual?
Taulant Balla: Anëtar i Kuvendit të Shqipërisë.
Jamarbër Malltezi: Funksion tjetër keni?
Taulant Balla: Janë funksione politike të Partisë Socialiste.
Jamarbër Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK?
Taulant Balla: Kam qenë sekretar i përgjithshëm i PS-së, kryetar grupi.
Jamarbër Malltezi: Pra s’keni firmosur si shtetasi Taulant Balla, por si sekretar e kryetar grupi?
Taulant Balla: E kam paraqitur kallëzimin si dëshmitar.
Jamarbër Malltezi: Deklarimi i pavërtetë, e keni qartazi kallëzimin ndryshe. A ka qenë e grupit parlamentar të PS apo e juaja iniciativa?
Taulant Balla: Kam kryer detyrën si përfaqësues i Kuvendit kur vihesh në dijeni të veprës, dhe moskallëzimi përbën vepër penale. Deputeti duhet të përfaqësojë interesin kombëtar. Është veprimtari e ndërthurur si deputet apo kryetar grupi. S’ka qenë vendim grupi, por i imi personal.
Jamarbër Malltezi: A janë dorëzuar të gjitha provat bashkëngjitur kallëzimit apo jo?
Taulant Balla: Kjo ka qenë punë hetimore shumëvjeçare. Duke shfrytëzuar ligjin për statusin e deputetit kam marrë informacion nga institucione të tjera dhe ia kam bashkëngjitur kallëzimit.
Jamarbër Malltezi: Si jua kanë dhënë juve të dhënat tona personale?
Taulant Balla: Jam drejtuar institucioneve dhe ato që më janë vënë në dispozicion ia kam dorëzuar prokurorisë. Një pjesë janë marrë zyrtarisht, një pjesë nga denoncime nga qytetarë.
Jamarbër Malltezi: Dini kush është “Loë Farm Firm”?
Taulant Balla: Mund ta kem përdorur për konsulencë ligjore.
Jamarbër Malltezi: E keni angazhuar ju Alket Hysenin?
Taulant Balla: Ka qenë deputet, nuk e kam angazhuar si zyrë avokatie, mund të jem konsultuar me të.
Jamarbër Malltezi: Deputeti mund të ushtrojë aktivitet privat, Alket Hyseni?
Taulant Balla: Nuk e di.
Jamarbër Malltezi: Nga kush iu dha akses studios “Halloë”?
Taulant Balla: Nuk e di.
Jamarbër Malltezi: A ju kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e të dhënave private?
Taulant Balla: Jam përgjigjur për çdo pyetje që ka pasur prokurorja.
Jamarbër Malltezi: Këtë pyetje s’jua ka bërë.
Taulant Balla: S’e mbaj mend.
Jamarbër Malltezi: Bazoheni në prova apo supozime?
Taulant Balla: Kallëzimi ngrihet mbi dyshime. Këto dyshime shoqërohen me disa dokumente, prova mund t’i quajmë, që i janë bashkëngjitur kallëzimit.
Jamarbër Malltezi: Cilat prova konkrete paraqisni dhe në çfarë aspekti korruptiv?
Taulant Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, të një afere të pastër…
Gjyqtarja Ulliri: Qëndrojini pyetjes.
Taulant Balla: Se si merret pronë shtetërore, privatizohet në mënyrë të paligjshme, kthehet në përfitim të paligjshëm.
Jamarbër Malltezi: Thatë se i keni marrë vetë provat, që janë bërë procedurat 6 muaj, duke qenë se një nga provat ishte dokumenti i kthimit të pronës. Kjo është bërë nga ’96 deri në 2007, a mendoni se ky afat është 6 muaj? Dokumenti u dorëzua nga dëshmitari me dorën e tij.
Taulant Balla: Kemi të bëjmë me një rast kur në 2007 prona ishte brenda planit të përhapjes. Nga momenti i heqjes nga plani deri në privatizim u bë për 6 muaj.
Jamarbër Malltezi: Kur është hequr nga plani i përhapjes?
Taulant Balla: Nga mediat jam informuar mbi deklaratat e ish-funksionarëve të ushtrisë që kanë qenë kundër heqjes së planit të përhapjes.
Jamarbër Malltezi: E dini çfarë është plani i përhapjes?
Taulant Balla: Plani i ushtrisë është plani mbi pronat e ushtrisë, mbi planin që i duhen ushtrisë.
Jamarbër Malltezi: E ke marrë vesh nga media e një gjenerali, bazohesh për vërtetësinë tek fakti apo deklaratat? Kush ka peshë më të madhe, dekreti i presidentit apo deklarata e një gjenerali në media?
Gjykata: Pyetja nuk pranohet.
Jamarbër Malltezi: Si ka dalë plani i përhapjes kur është dokument sekret?
Taulant Balla: Përderisa ju e privatizuat, kjo u mësua. S’është hetuar veç nga unë, por edhe nga media, ku thuhet se procedura ka ngritur dyshime për abuzim.
Jamarbër Malltezi: E keni parë planin e përhapjes?
Taulant Balla: Jo.
Jamarbër Malltezi: Ku e bazoni që thoni se ka filluar privatizimi në 2008?
Taulant Balla: Mbi deklarime publike.
Jamarbër Malltezi: Ku e bazoni?
Taulant Balla: S’kam koment tjetër.
Jamarbër Malltezi: A je në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin e klubit në 2006?
Taulant Balla: Jo, nuk kam dijeni.
Jamarbër Malltezi: A je në dijeni për shprehjen e interesit në 2006?
Taulant Balla: Po.
Jamarbër Malltezi: Atëherë pse thua s’jam në dijeni para 2008, kur thua se kishe dijeni?
Avokatët insistojnë se si përmes medias ka marrë dijeni Balla.
Gjokutaj: në media mund ta thotë vetë media, një gazetar, një politikan në media. Kjo sështë dëshmi. Si referohemi dot. Dëshmitari të jetë konkret në dëshmi dhe referwncat që bën
Arben Kraja: I pandehuri ka të drejtën e pyetjes. Shohim që përsërit pyetjen. Kërkoj të bëjë pyetje siç duhet
Malltezi: Përmend se kanë marrë 5% të pronës, dokument keni?
Balla: Në kallëzim i kam kërkuar prokurorisë ta hetojë këtë dyshim, të dhënat i kam marrë në media
Malltezi: Çfarë ke dashur të thuash me dhurim, apo vlerën 5%?
Balla: I qëndroj kallëzimit. Dokument i kam kërkuar prokurorisë, nuk kam dokument
Malltezi: Kujt publiku i referoheni?
Balla: Një ndër mediat që ka patur kontribut të të çmuar në këtë çështje është “Shqiptarja.com”
Lexo këtu investigimet e plota të Report Tv dhe Shqiptarja.com për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I
INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III
Lajmi kryesor:
Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Privatizimi u përshpejtua për të favorizuar Malltezin, në 6 muaj, leje për 17 kulla! Përfitoi nga vjehrri kryeministër











