Afera Partizani, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e dokumenteve të zyrës 'Pustina' që bënte letrat e Malltezit për ngritjen e 19 kullave

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e dokumenteve në zyrën Pustina gjatë kontrolleve të zhvilluara me kërkesë të SPAK në funksion të hetimeve për privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Ka qenë biznesmeni Fatmir Bektashi i cili në dëshminë që ka dhënë në SPAK, ka treguar se roli i tij në përpilimin e dokumenteve të kompanisë së ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 19 kulla banimi tek fusha e ish-kompleksit “Partizani” ka qenë thuajse në hije. Sipas tij të gjitha dokumentet i bënte Andia Pustina, e besuara e Jamarbër Malltezit.

Dokumentet e gjetura nga sekuestrimi i kompjuterave të studion e kontabilitetit të Andia Pustinës e besuara e Jamarbër Malltezit rezuloi se dhëndri i Sali Berishës ka marrë mijëra euro cash ndër vite të gjitha të padeklaruara nga shoqëria 'Homeplan'.

Në një prej dokumenteve të sekuestruara në ambientet e studios së kontabilitetit vërtetohet se dhëndrit të Sali Berishës i janë dhënë 547 mijë euro cash.

Vetë Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Xhimi Begeja, rezultojnë të kenë qenë pronarët në hije me 60% të aksioneve në kompaninë e ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 19 kulla banimi tek fusha e ish-kompleksit “Partizani”.

Dy personat kishin lidhur një marrëveshje verbale me biznesmenin Fatmir Bektashi, dhe përfitimet financiare nga “Homeplan” i merrnin përmes llogaritjes së dividentit. Eurot ose lekët merreshin cash dhe përmes transaksioneve bankare.

Dhëndri i Berishës, u arrestua në Rinas në 20 tetor, nën akuzën e 'korrupsionit' dhe 'pastrimit të parave' në dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Ai u mbajt në paraburgim derisa më 21 nëntor 2023 Olldashi liroi nga qelia e paraburgimit dhëndrin e ish kryeministrit.

Report Tv zbuloi ekskluzivisht se gjyqtarja Olldashi në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një çmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2. Apartamenti ku ajo jeton është ndërtuar pikërisht nga kompania Homeplan që është në qendër të procesit dhe atje është aksioner Jamarbër Malltezi, person nën hetim për korruptiv pasiv dhe pastrim parash që ndodhej në burg, dhe që, me vendimin e beftë më 21 janar 2023 gjyqtarja e liroi.

Lidhur me këtë aferë SPAK akuzon edhe Sali Berishën për korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Malltezit i ka shtuar edhe akuzën e pastrimit të parave, se ka përfituar 5.4 milionë euro nga ndërtimi i 19 kullave në territorin e ish-kompleksit sportiv falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve