Afera ‘Partizani’/ Berisha kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë, mbyllet shqyrtimi në Kushtetuese! Pritet vendimi në ditët në vijim

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për çështjen e ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij për aferën Partizani. Në Kushtetuese u mbajt sot seanca e radhës, e cikla përmbyll edhe shqyrtimin gjyqësor për Berishën.

Ish-kryeministri kërkon shfuqizimin e masës “detyrim paraqitjeje” që iu vendos në tetor 2023, me argumentin se GJKKO e ka marrë në kundërshtim me Kushtetutën, pasi duke qenë se është deputet duhej të ishte marrë miratim nga Kuvendi.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, thuhet në kërkesën e Berishës.

Në ditët në vijim pritet që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për ish-kryeministrin Berisha. Më 30 dhjetor ai u izolua në banesë, pasi GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për shtrëngim mase në arrest shtëpie, pasi kishte thyer masën e parë "detyrim paraqitjeje" dhe nuk kishte shkuar periodikisht në SPAK siç e kërkon ligji. 

Lajm ne perditesim...

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kadri Kali: 20/11/2024 17:08

    Rraseni brēnda qenin bastard hajdutin kriminel Sali Sheqere Bajgēn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën