GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për Ilir Beqajn! Ish ministri: Kam rezerva por s'do apeloj! Mbron koncesionin e sterilizimit

TIRANË-  Ashtu edhe siç e shkroi një ditë më parë në FB, ish ministri i Shëndetësisë i ka qëndruar deklaratave të tij se nuk do të apelojë masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO. Pas seancës në gjykatën e Posacme, e para pas caktimit të masës detyrim paraqitje, Beqaj u shpreh se do të jetë në dispozicion të këtij procesi.

“Kam vetëm dy mesazhe jam në dispozicion të këtij procesi, kam vendosur të mos e kundërshtoj, vijoj të besoj se cfarë kemi bërë ka qenë gjë e mire. Për cëshjen në janar bëhen 8vite që hetohet, 400 kirurgë operojnë në kushte sterile.” u shpreh Beqaj.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore

Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit , pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë, Beqaj: Kam rezerva por s'do apeloj! Mbron koncesionin e sterilizimit

GJKKO ka lënë në fuqi masën e detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në një prononcim për gazetarët që ndodheshin jashtë GJKKO-së Beqaj mbrojti koncesionin e sterilizimit.

“Siç e kam bërë publike, unë jam në dispozicion të këtij procesi hetimor, ndaj kam vendosur të mos e kundërshtoj atë vendim. Ajo që kemi bërë për shëndetësinë ka qenë një gjë e mirë. Për çështjen në fjalë bëhen 8 vite për çështjen në fjalë. Në këto 8 vite 400 kirurgët operojnë në kushte bashkëkohore, shqiptarët operohen në kushte sterile, dhe në çdo operacion i kursehen qëndrimet në spital”, tha Ilir Beqaj

Ora 13:14
Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj

1700319357_ilirbeqaj.JPG

GJKKO ka lënë në fuqi masën e detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dosjen e koncesionit të sterilizimit. 

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 127 Akti, datë 20.11.2023, vendosi: 
1.    Vazhdimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilir Beqaj, me vendimin Nr. 119, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2.    Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. 
3.    Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
 

Ora 12:43
Beqaj në GJKKO mbyll gojën, do japë shpjegime në një moment te dytë

1700476676_Screenshot1.jpg

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Mësohet se ai nuk ka pranuar të flasë por se është shprehur se do të jepte shpjegime në një moment te dytë.

Ora 12:15
Nis seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Ilir Beqajn, kush janë dy prokurorët që kërkuan ‘detyrim paraqitjeje’ për ish-ministrin

1700476302_beqaj.jpg

Në GJKKO ka nisur masa për verifikimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ për ish-ministrin Ilir Beqaj, i cili është nën akuzë për shpërdorim detyre në çështjen për koncesionin e sterilizimit.

Në seancë janë të pranishëm edhe dy prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuci, që kanë kërkuar masën e sigurisë. Seanca drejtohet nga gjyqtari paraprak Erion Bani.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm