Afera ‘Partizani’, Ngjela në Report Tv: Berisha ka humbur ekuilibrin, SPAK-un e drejton Washingtoni! Dosjet kalojnë në duart e ekspertëve të huaj

Publikimi në media i disa pjesëve nga dosja ‘Partizani’, ka shkaktuar debate të shumta kohët e fundit, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar dosjen ‘Partizani’ një krim politik i mirëfilltë.

Lidhur me këto deklarata, avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, tha se SPAK drejtohet nga Uashtingtoni dhe Amerika nuk mund të falsifikojë prova në SPAK.

“Blinken ka thënë që SPAK e drejton Uashtingtoni. Amerika ka interes të falsifikojë prova në SPAK? Pamundësi absolute, unë bëjë gjyqe në SPAK dhe atje ka ekspertë ndërkombëtar, shqiptarët dosjet i kalojnë atje, prandaj ka vonesë sepse përkthen dhe i marrin ekspertët e huaj. E dini kush të kontrollon në një ekonomi tregu ai që të paguan, SPAK e paguan Uashtingtoni. Nuk i paguan shteti shqiptar, e ka thënë Blinken e kemi ne”, tha ai.

Në një pjesët e dosjes 500 faqëshe të 'Partizanit' del që ish-Komandanti i Gardës Ndrea Prendi, para disa vitesh ka qenë personi që merrte porosi nga familja e Berishës. Lidhur me këtë Ngjela tha se duhet që të flas drejtësia.

“Këtë e ka hetuesia, çdo i pandehur prezumohet i pafajshëm, unë se di a ka prova, sepse pak pafajësi japin gjykatat e mëdha në botë, ne kemi ato prova që nuk kanë dal në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga akuza, por janë mbledh nga gazetarët, kur të dal në gjykatë që të jap vendimin e vet, ose kur të dëgjojmë prokurorin mund të japim një konkluzion ka ose jo fajësi. Nuk është aq e thjeshtë, duhet parë se si do të dalin provat”, tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar gazetarët që publikojnë detaje nga akuza prej 500 faqe e tij për korrupsion, ndërsa i ka konsideruar ata peng të SPAK. Sa i përket këtyre deklaratave, avokati Ngjela tha se Berisha ka humbur ekuilibrin.

“Ti sulmojë punë e tij. Ku pyesin gazetarët se do ti sulmojë, ata do japin lajme të vërteta. Nëse nuk i japin do ti hedhësh në gjyq. Ai ka humbur ekuilibrin”, tha Ngjela.  

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • plaku: 20/09/2024 03:18

    AMIN O NGJELA,,,TE HUAJT TE HETOJNE KETA PLEHRA,,,SE NA NXINE JETEN.....

    Përgjigju
  • Une: 20/09/2024 00:12

    Te duket normale ty ta drejtoj nje shtet treter ty ak matyf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!