Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot (4 gusht 2025) përpara Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për aferën “Partizani”.
Në paraqitjen para SPAK, Berisha u shoqërua nga avokati i tij Genc Gjokutaj.
Teksa firmosi zbatimin e masës detyrim paraqitje, Sali Berisha la edhe një shënim për kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke vijuar me akuzat ndaj tij.
“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron. Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.
E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.
Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve”, ka shkruar ai në letër.
Dosja për aferën hetim kaloi për gjykim më 19 maj, në të cilën Berisha gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë.
Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.
Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Që prej kalimit të dosjes për gjykim, deri tani janë zhvilluar 2 seanca gjyqësore, të cilat janë shtyrë. Seanca e radhës është caktuar për në datë 15 shtator.
Komente












Per te folur nuk di te flas Saliu .. por dhe per te shkruar cope cope qenka….mbase te PD ky di te shkruaje me mire ..!!
PërgjigjuTë vrasësh të vjedhësh të shkatërrosh një vend të bëhesh non grata nga dy vendet më të mëdha dhe të jesh i lirë vetëm në Shqipëri ndodh...të na rroi SPAK që mer rroga që i kanë zili dhe ndërkombëtare dhe që fle gjumë.
Përgjigju