Favorizime planetare dhe plot surpriza! Java e blerjeve të mëdha! Astrologu Jorgo Pulla këshillon shenjat…/ Horoskopi javor 22-28 korrik

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e katërt të muajit, 22-28 korrik. ”Kjo javë është shumë e mirë në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe më specifikisht me blerjet dhe mund të konsiderohet si java e blerjeve të mëdha” tha Jorgo në fillim të bisedës. Tre planetet kryesor si Mërkuri, Jupiteri dhe Afërdita japin mundësi në këndin që ato bëjnë, ndërsa në çështjet që kanë të bëjnë me kontrata të rëndësishme, koha është shumë pozitive, madje shanset më të mëdha janë nga e mërkura deri ditën e shtunë. Por si do të jetë parashikimi për secilën shenjë të zodiakut?

Dashi

Ka shumë mundësi në aspektin profesional për këtë shenjë. Puna, karriera, si dhe ndryshime të rëndësishme, i keni të gjitha mundësitë, veçanërisht 10-të ditëshi i parë dhe i tretë. Koha ka treguar që ju jeni me fat dhe ju ndihmon shumë shansi. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet më të mira afatgjata janë me Peshore dhe me Dem, ku duket se lidhjet janë solide dhe mund të arrijnë majat.

Demi

Këtë javë shenja e Demit lidhet me biznesin, ku kanë një favorizim shumë të mirë. Nisin gjëra të mëdha për ju Dem, edhe pse për Demin e 10-të ditëshit të dytë mund të themi se janë pak nevrikë në këtë periudhë. Demi bën punën e botës dhe punën e vet e lë pa bërë. Në çështjet që lidhen me punën, kanë shumë mundësi edhe pse kanë pak frikë nga pasiguria, por ia arrijnë qëllimit të gjërave që marrin përsipër. Në fushën shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Binjak janë ideale.

Binjakët

Në këtë javë Binjakët do të përqëndrohen shumë tek financat, pasi duhet të kontrollojnë disa shpenzime të tepërta që mund të shmangen. Binjakët këtë javë edhe pse mund të lëvizin nga puna, kanë një tjetër punë gati. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Shigjetar janë ideale, por pak kujdes duhet të bëjnë me Ujorin, pasi mund të kenë grindje të kota.

Gaforrja

Një trekëndësh që bën Hëna, Mërkuri dhe Saturni ju jep një shtysë në planin ekonomiko-financiar. Gaforret janë shumë sekrete, nuk e shfaqin atë që mendojnë zakonisht. Është momenti më i mirë i mundshëm në fushën e biznesit dhe mund të arrihen majat. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me 10-të ditëshin e parë të Peshores dhe 10-të ditëshin e parë të Akrepit janë ideale.

Luani

Luani në këtë periudhë, por jo vetëm, thotë: Jam i gatshëm të bëj dy punë, vetëm të mos ngel pa punë. Punëdhënësi e di se çfarë bën Luani dhe do i japë dyfish vetëm të mos shprehet në atë moment. Pritet që Luani të arrijë majat dhe të jetë në rol drejtues! Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Dem dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë dhe me Bricjap, janë shumë të favorizuara.

Virgjëresha

Ekziston një ndjenjë nxitimi për këtë shenjë. Do të kënë një shans shumë të madh sa dhe vetë ato do të çuditen. Nga tani deri në fund të muajit dhjetor, Virgjëreshat kanë mundësinë që të kenë sukses të padiskutueshëm në çdo fushë të jetës. Në anën e dashurisë është momenti më i mirë për të palidhurit veçanërisht, pasi lidhjet që bëhen tani kanë mundësinë të jenë afatgjata dhe serioze.

Peshorja

Diçka e re nis këtë javë në çështjet profesionale për ju Peshore, pasi do të merrni një përgjegjësi dhe mund të jeni në një rol drejtues. Është një periudhë shumë e mirë për rritjen e financave! Ndërsa sa i takon çështjeve shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Shigjetar dhe me Peshk janë shumë të mira edhe pse kanë patur një debat me Peshqit kohët e fundit.

Akrepi

Kjo javë sjell mundësi dhe shanse të reja në lidhje me punën. Priten kontrata afatgjata në punë dhe role drejtuese, por Akrepët duhet të jenë pak të matur në shit-blerjen që do të bëjnë. Nuk kënaqen me pak, por luftojnë shumë për të ardhmen. Në çështjet shpirtërore, një diskutim që kanë patur në dashuri duket se do të zgjidhet dhe sqarohet, gjithashtu zgjidhje do të marrë dhe një problem me shenjën e Demit.

Shigjetari

Kjo është një javë shumë aktive dhe me shumë shance për Shigjetarët. Kanë patur disa çështje pune të pambyllura, por duket se tani ka ardhur momenti i duhur për të mbyllur gjithçka. Por, nuk duhet të nxitohen në marrje vendimesh. Moto për fundjavën është “Eci avash, sepse nxitoj”, ndaj duhet patur pak kujdes. Të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë, pasi kanë një njohje prej tre muajsh që kthehet në lidhje serioze ose në fejesë.

Bricjapi

Këtë javë kjo shenjë thotë me plot bindjen “Lërmë o Zot të rroj” sepse kanë gjetur punë tjetër dhe mendohen sesi t’i thonë eprorit të tyre për këtë gjë. Do të falenderojnë punëdhënësin dhe aty ku do të shkojnë do të jenë shumë mirë. Në dashuri është momenti më i mirë i mundshëm për të stabilizuar jetën e tyre dhe e kanë të sigurtë vazhdimësinë.

Ujori

Një javë shumë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme, gjithashtu dhe për të nisur një punë të re. Ka ardhur momenti të stabilizoni financat tuaja njëherë e mirë! Në çështjet shpirtërore, lidhjet më të mira janë ato që kanë të bëjnë me Dash dhe Binjak, do të jenë perfekte. Kujdes me Peshoren e 10-të ditëshit të dytë.

Peshqit

Këtë javë Peshqit do të kuptojnë shumë gjëra në marrëdhënien personale dhe profesionale. Një gabim që kanë bërë të tretët, do iu faturohet atyre, por në fund çdo gjë do të sqarohet dhe do t’u kërkohet e falur. Shpesh Peshqit bien viktimë e vetvetes, pasi bëjnë shumë punë dhe nuk ua dinë të tjerët. Momenti më i mirë i mundshëm për ta është tani, pasi stabilizojnë ekonominë, marrëdhënien dhe vazhdimësinë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Ujor janë perfekte dhe stabilizimi është ideal.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD

Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD