TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës arrest në shtëpi. GJKKO thotë se Sali Berisha ka refuzuar të firmosë fletëthirrjen për të marrë pjesë në seancë, por është konsideruar se është në dijeni të zhvillimit të saj.
Në argumentet për shtyrjen e seancës, GJKKO thekson se Sali Berisha ka refuzuar që të marrë pjesë në seancë vetë, por nga ana tjetër duhej të firmoste fletëthirrjen dhe të deklaronte që do përfaqësohet nga avokatët. Në këto kushte gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur shtyrjen e seancës për më datë 8 mars ora 09:00.
"Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Sali Berisha. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Sali Berisha, i cili ndodhet me masë sigurimi personal "arrest në shtëpi" kishte refuzuar të firmosë fletëthirrjen, dokumentuar nëpërmjet kopjes së saj, të kthyer në gjykatë, të nënshkruar nga specialistët e zonës. Gjykata ndonëse konstatoi refuzimin për të nënshkruar, e konsideroi njoftimin si të kryer. Pavarësisht dijenisë personalisht për datën dhe orën e zhvillimit të seancës së sotme gjyqësore, në kushtet që kërkuesi/i hetuari Sali Berisha ndodhet me masë sigurimi personal shtrëngues "arrest në shtëpi", nuk rezulton vullneti i tij lidhur me të drejtën për të marrë pjesë në këtë gjykim ose jo, për sa kohë nuk mund të paraqitet si shtetas i lirë në gjykatë", njofton GJKKO.
Avokati Genc Gjokutaj tha për mediat se kanë paraqitur sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ai hodhi akuza se shtyrja e seancave po bëhet me qëllim që t’i djegin mandatin e deputetit Berishës. Gjokutaj tha se seanca u shty pa asnjë shkak ligjor, pasi kishin paraqitur edhe dokumentin që Berisha është në dijeni të seancës, por edhe prokurën që të përfaqësohet nga avokatët në mungesë, por sipas tij kjo e fundit nuk u pranua nga gjyqtarja Gjoka.
“Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar me objekt revokimin e masës arrest në shtëpi për Berishën. Gjykata relatoi këtë seancë që Berisha ka marrë dijeni, nuk ka shprehur te fletëthirrje që të përfaqësohet nga avokatët në mungesë të tij. Por që dijenia e tij është shoqëruar me prokurë nga ana jonë me datën e sotme ku autorizon që ta përfaqësojmë. Gjykata nuk e pranoi, në atë qëllimin e saj për të djeg mandatin e Berishës, e shty sërish pa asnjë shkak ligjor. Duke pasur të dokumentuar dijeninë e zotit Berisha edhe vullnetin e tij për t’u përfaqësuar në mungesë siç është përfaqësuar në të gjitha seancat me objekt procedural”, tha Gjokutaj.
Po ashtu, në GJKKO është shtyrë edhe seanca për dhëndrin Jamarbër Malltezi, pasi avokati ka kërkuar kohë të njihet me informacionet e paraqitura nga SPAK. Vetë Malltezi, në ndryhsim nga Berisha ka firmosur fletëthirrjen dhe ka deklaruar se nuk do marrë pjesë në seancë, por do përfaqësohet nga avokati mbrojtës.
Ndërkohë me kërkesë të SPAK, dy çështjet e Berishës dhe Malltezit janë bashkuar në një dhe senaca e radhës mbahet më datë 8 mars ora 09:00.
Ndërkohë, të martën në orën 10:50 një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni do të gjykojë pretendimin e Berishës për të shuar masat e para të sigurisë ndaj tij, atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Ndërsa po nesër në Gjykatën e Lartë pritet të shqyrtohet rekursi i SPAK, që kërkon kthimin e Malltezit në qeli.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur bashkimin e dy çështjeve, të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Kërkesa e tyre për heqjen e masës së sigurisë arrest në shtëpi do të shqyrtohet më 8 mars në orën 09:00. Ndërkohë, seanca për Malltezin u shty pasi avokati ka kërkuar kohë që të njihet me informacionet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.
"Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Jamarbër Malltezi. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet me masë sigurimi personal "arrest në shtëpi" kishte marrë dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore, dokumentuar nëpërmjet kopjes së fletëthirrjes, të nënshkruar personalisht nga ana e tij me shënimin “Nuk do jem personalisht. Do përfaqësohem nga avokatët”. Për sa më sipër, gjykata e konsideroi njoftimin si të kryer, duke qenë se rezultoi i shprehur edhe vullneti i tij lidhur me të drejtën për të mos marrë pjesë në gjykim (ndodhur në kushte e masës së sigurimit personal "arrest në shtëpi" ) dhe vijoi gjykimin në mungesë të kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, duke u mbrojtur interesat e këtij të fundit nga ana e avokatit të zgjedhur me prokurë të posaçme.
Pasi gjykata ftoi palët për të parashtruar kërkesat paraprake, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 246/6 të K.Pr.Penale, u paraqit informacioni 2 mujor për personat nën hetim Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha, si dhe njëherazi u kërkua që të procedohej me bashkimin e dy cështjeve gjyqësore në një të vetme, me kërkues Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, me objekt revokim mase sigurimi, sipas nenit 92 të K.Pr.Penale, kërkesë për të cilën mbrojtësi i zgjedhur i kërkuesit, dakortësoi qëndrimin e prokurores si dhe kërkoi kohë për tu njohur me informacionin.
Për sa më sipër, gjykata bazuar në nenet 79, 92 të K.Pr.Penale vendosi të bëjë bashkimin e dy kërkesave penale, në një të vetme me nr.125, datë 23.02.2024, pasi çmoi se çështjet ndodhen në të njëjtën gjendje dhe shkallë procedimi pranë të njëjtës gjykatë.
Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën: 08.03.2024, ditë e premte, ora 09.00, për t’i lënë kohë avokatit që të njihet me informacionin me shkrim të paraqitur nga ana e prokurorisë, në kuadër të nenit 246/6 të K.Pr.Penale", njofton GJKKO.
Po cfar problemi ka kjo Irena Shpata- Manuka dhe gjoka te me fale se mund te kete edhe me mbiemera te tjere,po kaq mbajta mend une qe nuk i pergjigjet pyetjeve publike te bere.
Përgjigjupyetje publike te frymezuara nga rrugica e hardhikut qe bien ere konflikt interesi te larte korruptiv ky eshte problemi yt