Afganët guxojnë të votojnë mes sulmeve të talibanëve radikalë islamik

Afganët guxojnë të votojnë mes sulmeve të talibanëve radikalë islamik

Në Afghanistan kanë filluar zgjedhjet për presidentin e vendit. Ky është votimi i katërt në vendin me 35 milionë banorë, që nga rrëzimi i talibanëve në vitin 2001, dhe i dyti që organizohet e sigurohet tërësisht nga afganët.

Dy të vdekur, të paktën 17 të plagosur

Pamjet në mediat sociale tregojnë njerëz që presin para lokaleve apo votojnë në disa provinca. Më shumë se 72.000 ushtarë, policë dhe punonjës të shërbimit sekret sigurojnë votimet. Për shkak të gjendjes së vështirë të sigurisë, afër një e treta e qendrave zgjedhore nuk janë hapur. Talibanët radikalë islamistë kanë bërë të ditur, se do ta pengojnë votimin me sulme. Ndërkohë është kryer një sulm në një lokal zgjedhor në Surhrod në lindje të provincës Nangarhar, ku si pasojë ka vdekur të paktën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.  Ndërsa në një atentat në Kundus u vra një vëzhgues zgjedhor nga një raketë në afërsi të një lokali zgjedhor dhe të paktën 13 vetë janë plagosur. Një polic në Kandahar pësoi lëndime, kur shpërtheu një bombë e fshehur në një megafon në xhami, që shërbente si lokal zgjedhor.

Rrezik i lartë sigurie për votuesit

Në zgjedhjet presidenciale garojnë 18 kandidatë, katër prej tyre e kanë tërhequr ndërkohë kandidaturën. Shanset për fitore i ka presidenti aktual, Ashraf Ghani dhe kreu i qeverisë së tij, Abdullah Abdullah. Ghani falënderoi të shtunën qytetarët afganë që shkojnë të votojnë. Sipas analistëve në Afganistan ka 13,5 milionë votues, më shumë se 9,6 milionë janë të regjistruar në zgjedhje, por për shkak të gjendjes së rrezikshme të sigurisë në votime pritet të dalin vetëm 1,5 milionë vetë, thonë ekspertët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike