/ATSH-AFP/ - Të paktën 13 civilë, pasagjerë të një autobusi që po udhëtonte në jug të Afganistanit, u vranë nga disa persona të armatosur në në provincën Wardak, pranë kryeqytetit Kabul, bënë të ditur zyrtarë lokalë.
"Rreth orës 01:00, një grup personash të armatosur ka hapur zjarr kundër pasagjerëve të një autobusi në Aftasyab, në provincën Wardak, duke vrarë 13 persona një prej të cilëve grua", theksoi Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës.
Në një komunikatë zyrtare nga zëdhënësi i tyre, Zabiullah Mujahid, talebanët afganë hodhën poshtë çdo përfshirje në këtë sulm të kryer në një rajon ku janë vendosur kryengritësit.