KABUL (AA) - Në qytetin Zabul në jug të Afganistanit rrëzohet një helikopter i ushtrisë afgane, sipas zyrtarit të ushtrisë në aksident humbin jetën 17 persona ku 12 prej tyre janë ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ahmet Pamiri, zyrtari i ushtrisë në qytetin Zabul në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në orët e drekës ditës së sotme një helikopter ushtrak është rrëzuar në rajonin Nev Bahar të qytetit.

Pamir i cili ka njoftuar se helikopteri është rrëzuar për arsye teknike ka thënë gjithashtu se në vendngjarje është dërguar një ekip i shpëtimit dhe se numri i të vdekurve në aksident është ende i pa-përcaktuar.

Ndërsa një zyrtar tjetër i ushtrisë i cili dëshiron të mbetet anonim ka njoftuar se në aksidentin e helikopterit të rrëzuar në qytetin Zabul kanë humbur jetën 17 persona ku 12 prej tyre janë ushtarë. Ndërsa ministria e mbrojtjes afgane ka konfirmuar rrëzimin e helikopterit por në lidhje me ngjarjen nuk ka dhënë më shumë detaje.

Nga ana tjetër Kari Jusuf Ahmadi një nga zëdhënësit e Talebanëve në një deklaratë me shkirm ka pretenduar se kanë goditur me raketë një helikopter të ushtrisë afgane dhe se në ngjarje kenë humbur jetën 25 ushtarë afganë.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)