Afganistan, autobombë e talebanëve në jug të vendit, të paktën 20 të vdekur dhe 60 të plagosur

Afganistan, autobombë e talebanëve në jug të vendit, të paktën 20 të vdekur dhe 60 të plagosur

Të paktën njëzet njerëz vdiqën dhe 60 të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit ë një bombe e vendosur në një makinë në Qalat, kryeqyteti i provincës jugore afgane të Zabulit.

Shpërthimi dëmtoi rëndë një spital civil dhe disa shtëpi pranë vendit të ngjarjes.

Numri zyrtar i vdekjeve u njoftua nga guvernatori i krahinës Ramatullah Yarmal.

Sulmi me bombë ku mbetën të vrarë dhjetëra agjentë afganë të sigurimit pati për autorë Talibanët.

Talebanët dhe SHBA ishin në procesin e nënshkrimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump anuloi papritur bisedimet e paqes javën e kaluar si shkak I vrasjes së e një ushtari amerikan dhe 13 të tjerëve në një sulm taleban me bomba në fillim të këtij muaji.

Talebanët janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare me SHBA, tha dje në një intervistë, nënkryetari i organizatës militante islamike, Sher Mohammad Abbas Stanekzai.

Zëdhënësi i grupit militant tha gjithashtu se, një delegacion taleban i përbërë nga katër anëtarë udhëtoi dje në Iran dhe u takua me zyrtarë të nivelit të lartë përfshirë këtu ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Zëdhënësi tha se në në bisedime u diskutua procesi i paqes dhe mbrojtja e projekteve të zhvillimit iranian në Afganistan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin