Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Afganistan, ku një vajzë 6-vjeçare është detyruar të martohet me një burrë 55 vjeç.

Por çudia e madhe nuk qëndron thjesht këtu por tek fakti që babai i saj e ka martuar vajzën në këmbim të një dhie.

Sipas tij arsyeja që e shtyu të bëntë këtë gje ishte, varfëria e madhe në të cilën jetonin. Ai do të merrte oriz, vaj, sheqer në këmbim të vajzës.

Ai gjithashtu insistoi se bashkëshorti i ri i vajzës, i quajtur Gharbgol, ishte betuar se nuk do kryente marrëdhënie seksuale me të derisa të shkonte 18 vjeç.

Por fatmirësisht plani i tyre nuk ka funksionuar pasi një i afërm ka njoftuar në polici. Babai i vajzës është arrestuar nga policia.
afganistan