UASHINGTON, 24 nëntor /ATSH-AFP/ - Dy ushtarë amerikanë u vranë sot në Kabul kur automjeti i tyre ka shkelur një bombë artizanale, theksuan zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes.
"Një prej ushtarëve ishte një nënoficer dhe i dyti një ushtar i thjeshtë", deklaruan zyrtarët, nën kushtet e anonimatit.
"Ka pasur gjithashtu viktima civile", shtoi i njëjti burim.
Dje, një atentat kamikaz, më i përgjakshmi që oprej tre vjetësh në Afganistan, kryer nga njëë taleban gjatë një ndeshjeje volejbolli pranë kufirit pakistanez, shkaktoi të paktën 57 të vdekur dhe 60 të plagosur./
/ec/ a.jor.








