AFGANISTAN- 120 vajza po trajtohen në një spital në Afganistanin veriour pasi janë helmuar në një mënyrë të dyshimtë. Një nga vajzat tha se kishte parë një nga shoqet që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se disa vajzave të tjera i kishte rënë të fikët pasi kishin pirë ujë. Deri tani asnjë nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij incidenti, por dihet fakti që talebanët vënë shenjestër në shkollat e vajzave dhe kryejnë shpesh helmime apo sulme të ndryshme. Në një tjetër incident në Afganistan, zyrtarët thonë se persona të armatosur, të paidentifikuar rrëmbyen dy mjekë të huaj dhe tre kolegë të tyre afganë. Ata ishin duke udhëtuar në rajonin Jaftal. Të gjithë ata ishin punonjës ndërkombëtarë ndihmash. (s.ç/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
Po
42.1%
Jo
50%
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2158
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?