KABUL, 21 shtator /ATSH-AFP/ - Dy kandidatët në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah nënshkruan sot një marrëveshje për vendosjen e një qeverie të bashkimit kombëtar, gjatë një ceremonie për shtypin në Kabul.
Kjo marrëveshje, që do t'i japë presidencën Ghanit, do t'i japë fund pakënaqësive disamujore rreth rezultateve të turit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 14 qershorit, në një vend gjithmonë të brishtë dhe që pjesa më e madhe e ushtarëve të NATO-s po përgatiten të largohen në fund të vitit./
/ec/