AFGANISTAN – Disa talebanë kanë sulmuar konsullatën amerikane në provincën Herat të Afganistanit. Fillimisht sulmi filloi me shpërthimin e një autobombe dhe përfundoi në një betejë të vërtetë mes forcave të sigurisë amerikane dhe grupit të talebanëve.

Sipas mediave lokale, nga shkëmbimi i zjarrit pati viktima dhe u plagosën disa oficerë policie. Ndër viktimat ishin edhe dy policë afganë dhe një roje i konsullatës.

Talebanët tentuan të hynin me forcë brenda konsullatës amerikane, por u ndaluan nga forcat amerikane të sigurisë.

Lajmi konfirmohet edhe nga focat e NATO-s, të cilët pohuan se “konsullata ishte e sigurt dhe të gjithë armiqtë u vranë”.

Mendohet se sulmi është bërë nën hijen e përvjetorit të sulmit të ‘11 Shtatorit’ në SHBA.


(v.gj/shqiptarja.com)