Afganistan, marrëveshje për paqen dhe fatkeqësi të reja. ISIS, një përmasë e panjohur

Afganistan, marrëveshje për paqen dhe fatkeqësi të reja. ISIS, një përmasë e panjohur

Ndërsa të hënën në mbrëmje, 16 vetë vdiqën përsëri në Kabul në një atentat të talebanëve, të gjithë civilë, dhe 119 të tjerë u plagosën, duket se paqja është ende larg, pavarësisht bisedimeve mes SHBA dhe Talibanëve

A është çmimi për paqen shumë i lartë?

 Një marrëveshje midis SHBA dhe Talibanëve në Doha duhet të sjellë paqen me çdo çmim.

Demokracia, të drejtat e njeriut, të drejtat të barabarta të femrave me meshkujt, arsimi për djem dhe vajza, media e lirë: këto çështje duket se nuk janë fare temë e negociatave.

Një çmim shumë i lartë? Sigurisht po në sytë e shumë afganëve ndërsa talibanët kryejnë sulme ku vriten rregullisht civilë

Taktika cinike e talibanëve

Elementët qendrorë të "Marrëveshjes së Paqes" tani po bëhen më të qarta, por pavarësisht nga vlerësimi për to, thelbi pas Dohas nuk do të ndryshojë. Edhe ai që mundohet të dallojë një rreze drite,  për fat të keq, në fund duhet të mbështesë shumë analiza të zymta që aktualisht qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale: paqja nuk do të vijë kaq shpejt. Përkundrazi: më me gjasa duket një luftë civile e ashpër si në vitet 1990, pasi u tërhoqën nga Afganistani sovjetikët.

Trupat amerikane mund të tërhiqen në mënyrë paqësore në një armëpushim politik, një marrëveshje që armët të heshtin është edhe në agjendën e marrëveshjes të forcave afgane me Talibanët, sapo të fillojnë bisedimet me qeverinë aktuale në Afganistan. Një premtim i paqartë. Sepse edhe ky është një mësim nga bisedimet në Doha: talibanët nuk u druajtën nga vazhdimi i luftës në Afganistan, edhe pse demonstrativisht në Doha ata ishin  në krahët e SHBA. Ata luajnë me atentate si me letra aksionesh në një lojë: kur nuk përparojnë sa duan, ata bëjnë presion me një atentat në tryezën e bisedimeve. Që me këtë vriten më të vërtetë njerëz, kjo nuk ka rëndësi për ta. Vështirë se mund të dyshojë njeri seriozisht se ata nuk do ta vazhdojnë këtë taktikë cinike në bisedimet në Afganistan.

ISIS mbetet një përmasë e panjohur

Por edhe pas një marrëveshjeje me Kabulin ose, në rastin më të keq, pas një ringjalljeje të Emiratit radikal islamik të viteve 1990, paqe thuajse nuk duket gjëkundi. Që tani ka komandantë talebanë që flirtojnë ose madje bashkohen me Shtetin e ringjallur Islamik (IS) - të zemëruar që negociatorët e Dohas kishin nevojë për SHBA për të pasur sukses.

IS mbetet një përmasë e panjohur: shpresa e pashprehur e SHBA është që talebanët ta mposhin IS, me qëllim që të përmbushin premtimin e tyre se nga Afganistani nuk do të burojë asnjë terrorizëm ndërkombëtar. Çuditërisht, talebanët përballen sot me një situatë si ajo që kanë përballë SHBA dhe NATO: ushtarakisht, IS është vështirë të mposhtet, talebanët nuk do të jenë më të suksesshëm se Perëndimi. Sado e hidhur të jetë, askush nuk mund të thotë sot se sa vite lufte kemi përpara.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri