KABUL, 8 gusht /ATSH-AFP/ - Pas sulmit në një bazë ushtarake amerikane në Kabul mbrëmjen e djeshme u vranë tetë civilë të punësuar nga Misioni i NATO-s në Afganistan, bëhet e ditur nga burime pranë Aleancës së Atlantikut dhe Shoqatës Afgane.
Bazuar në të dhënat e fundit ky numër arrin në nëntë persona pas sulmit të bazës pranë NATO-s, tha një ushtarak pa dashur të identifikohet i cili ishte i pranishëm gjatë sulmit, një prej tri sulmeve që tronditën Kabulin 36 orët e fundit duke shkaktuar 44 të vdekur./
/v.b/