/ATSH-DPA/ - Një ushtar afgan hapi zjarr kundër disa kontraktorëve amerikanë duke vrarë tre prej tyre dhe duke plagosur një tjetër, tha sot një zyrtar i sigurisë afgane."Incidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në aeroportin ushtarak të Kabulit", tha ai.Zyrtari shtoi se personat e vrarë ishin kontraktorë për trajnimin dhe këshillimin e trupave ushtarake afgane."Ushtari u qëllua për vdekje në ndërkohë të vrasjes së kontraktorëve", theksoi zyrtari.Rreth 13 000 trupa të huaja kanë mbetur në vendin e shkatërruar nga lufta për të ndihmmuar ushtrinë afgane, pas mbarimit të operacioneve luftarake në fund të vitit të kaluar.