AFGANISTAN - Forcat e sigurisë në kryeqytetin afgan kanë çaktivizuar një sasi prej 8 tonë eksploziv në një kamion.

“Ky sulm i madh terrorist është parandaluar nga Drejtoria Kombëtare e oficerëve të Sigurimit”, ka shtuar një zyrtar afgan.

Gjatë një operacioni në pjesën lindore të Kabulit forcat e inteligjencës zbuluan sasinë e eksplozivit prej 8 tonë, që kishte shënjestër kryeqytetin afgan thanë zyrtarët e sigurisë në një konferencë për shtyp.

Gjithashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit mes forcave të inteligjencës dhe terroristëve mbetën të vrarë 5 persona të grupit Hakani, që kanë lidhje me grupin taleban Al Kaida.

Grupi terrorist Hakani është konsideruar gjerësisht si armiku më i rrezikshëm i forcave amerikane në Afganistan.

Gjithashtu një javë më parë në Kabul ndodhi një sulm vetëvrasës si përgjigje kundër vizitës së Shefit të Pentagonit Chuck Hagel në Afganistan.

NATO do të tërheqë plotësisht trupat e saj nga Afganistani në vitin 2014, ndërkohë tranzicioni i kompetencave të sigurisë nga forcat ndërkombëtare tek autoritetet afgane kanë filluar, që në fillim të 2013-s.

(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)