ISLAMABAD, 12 shkurt /ATSH-AFP/ - Kina u shpreh e gatshme të shërbejë si ndërmjetësuese mes talebanëve dhe Kabulit në Afganistan, pas tërheqjes së trupave luftarak të NATO-s nga vendi, theksoi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi.
"Ne do të mbështesim qeverinë afgane në kërkim të paqes me disa parti politike duke përfshirë këtu dhe talebanët", theksoi Wang, i cili foli në një konferencë shtypi në Islamabad i shoqëruar nga këshilltari pakistanez për sigurinë, Sartaj Aziz.
Wang njoftoi gjithashtu se presidenti kinez, Xi Jingping do të zhvillonte vizitën e parë në Pakistan gjatë këtij viti, një vizitë që ai e cilëson si historike.
Talebanët afganë kanë ndërmarrë një kryengritje kundër Kabulit që prej rrëzimit të regjimit të tyre në vitin 2001 nga një koalicion ndërkombëtar drejtuar nga SHBA-ja./
/ec/