KABUL- Një grua e veshur si police afgane ka vrarë një këshilltar ushtarak amerikan në një rajon policie në Kabul të Afganistanit bëjnë të ditur zyrtarët afganë.

Ky mendohet të jetë incidenti i parë që një grua e shërbimit të sigurisë afgane hap zjarr ndaj një ushtari të NATO-s. Në shtator Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan trajnime për rekrutët e policisë lokale për shkak të "sulmeve të brendshme".

Dyshohet se talebanët mund të infiltrohen më lehtë në radhët e forcave afgane të sigurisë nëpërmjet rektrutimeve të reja. Ndërkohë dhjetëra pjesëtarë të forcave të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan janë vrarë në sulmet e këtij viti, nga anëtarë të forcave të sigurisë afgane.

Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)