Talebanët kanë njoftuar se Princ Herri ishte shënjestra kryesore e sulmeve të mbrëmshme, në kampin Bastion,në Afganistan, ku mbetën të vdekur dy marinsë amerikanë dhe u plagosën mjaft të tjerë.
Kryengritësit të armatosur me raketë-hedhëse dhe me pushkë luftarake sulmuan, kampin Bastion, një zonë ushtarake Britanike në Helmand. Nje komandant i lëvizjeve radikale islamike, tha për Sky News se Princi Harry ishte shënjestra e tyre kryesore, dhe së dyti hakmarrja ndaj videos anti-Muslimane të postuar së fundmi në YouTube. 27 vjecari i oborrit Mbretëror mbërriti në frontin e luftës javën e kaluar, për të pilotuar helikopterët sulmit Apache, të cilët kanë normën “më të lartë të vrasjeve”.
Mbrëmë një zëdhënës i lëvizjes radikale islamike, tha për BBC se sulmi në kampin Bastion, kishte për qëllim për të vrarë sa më shumë ushtarë perëndimorë të ishte e mundur. Dy marinsa amerikanë vdiqën dhe shumë ushtarë të tjerë mbetën të plagosur gjatë sulmit, që një zëdhënës i ushtrisë amerikane në Kabul e përshkroi si një sulm “kompleks” dhe “konstant”. Por më tej ai shtoi: “Princi Harry nuk ishte në rrezik, sepse nuk ishte pranë sulmit”. Burime për Sky News thanë se kryengritësit nuk ishin pranë Princit Herri pasi ai ndodhej nën mbrojtje të vecantë. Pallati Mbretëror refuzoi të tregonte nëse Princi Herri ishte në vendin ku ndodhi sulmi, por shumë burime raportojnë se ai ishte vetëm disa milje larg, në anën tjetër të bazës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com