/ATSH-DPA/ - Të paktën 11 ushtarë u vranë pas një prite të rebelëve në perëndim të Afganistanit, njoftoi sot një zyrtar i qeverisë."Rebelët i zunë pritë një autokolone me ushtarë në distriktin Karuh, dje në mbëmje. Të paktën 11 ushtarë u vranë", deklaroi Ehsanullah Hayat, zëdhënës i guvernatorit të provincës së Heratit.Ai shtoi se rebelët ishin larguar pas sulmit.Asnjë grup nuk ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin.Provinca e Heratit ka qenë shumë rrallë skenë e luftës mes talebanëve dhe trupave qeveritare.
/Shqiptarja.com









