Njerëz të armatosur kanë hapur zjarr në një rrugë kryesore në lindje të Afganistanit, duke shkaktuar 13 viktima. Lajmi u bë me dije nga një zyrtar i rajonit i cili sqaron se sulmuesit vunë në shënjestër tre makina në lëvizje, përfshirë dhe një autobus. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në jug-perëndim të Kabulit deri më tani. Sulmi ndodhi pas mesnatës dhe besohet se mund të jetë vepër e militantëve talebanë që janë aktivë në shumë pjesë të këtij rajoni.
Trupat e huaja ushtarake përfunduan misionin e tyre në Afganistan në dhjetor por disa kanë qëndruar në vend për të mbështetur ushtrinë e Afganistanit që po lufton kundër kryengritjes së përgjakshme të talebanëve. Në vend ekziston gjithashtu frika që influenca e Shtetit Islamik mund të rritet në Afganistan. Presidenti Ashraf Ghani po viziton SHBA-në, ku pritet të kërkojë më tepër fonde për forcat ushtarake të afgane. Ghani pritet të takohet me presidentin amerikan Barack Obama vonë gjatë së martës.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com