Të paktën 14 civilë vdiqën dhe 31 të tjerë u plagosën këtë mëngjes në tre sulme në Afganistan.
Sipas zyrtarëve qeveritarë, një kamikaze I hipur në një motor hodhi veten e tij në erë, pranë një minibusi në Kabul ku udhëtonin punonjës nga Ministria e Minierave, duke vrarë tetë civilë.
Një bomë e dytë shpërtheu pak pas sulmit të parë, , ndërsa turma e njerëzve po përpiqej të ndihmonte viktimat.
"Numri i të plagosurve ka arritur 27," tha Firoz Bashari, kreu i qendrës së informacionit mediatik të qeverisë. "Tetë vetë, duke përfshirë pesë gra dhe një fëmijë, janë të vdekur".
Gjithashtu sot, një minë e vendosur përgjatë një rruge në provincën lindore të Nangarhar goditi një minibus në të cilin po udhëtonin civilë, duke vrarë gjashtë gra dhe fëmijë dhe duke plagosur katër të tjerë.
Komente










