Një kamikazë ka hedhur veten në erë paraditen e sotme në zyrat e zyrat e organizatës joqeveritare “Save the Children” në qytetin Jalalabad në Afganistan. Nga sulmi janë regjistruar 6 viktima dhe të paktën 26 të plagosur.

Organizata ka pezulluar përkohësisht misionin e saj në Afganistan, ndërsa i ashtuquajturi Shteti ISlamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.

Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi në zyrën e organizatës besohet se ndodheshin 46 persona, ndërkohë që sipas raportimeve në sulm janë përfshirë edhe 5 persona të armatosur.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se gjatë sulmit I cili filloi rreth orës 09:10 të orës lokale, nga terroristët janë përdorur edhe granata hedhës për të hyrë në konpleksin ku ndodheshin zyrat e organizatës.Mësohet se të gjithë terroristët e përfshirë në këtë sulm  janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com