Debate mes opozitarëve, Shabani: Votuat për të liruar të korruptuarit! Dogjani: Po gënjen, je dhe pedagog! Koçi: SPAK dekurajohet nga sulmuesit

Amnistia penale është bërë sërish temë debati në Frontline në Report Tv mes deputetit të opozitës Asllan Dogjani, kreut të “Nisma Thurje” Endri Shabani dhe deputetit të PS Petro Koçi.

Shabani tha se nuk duhet të kishin përfituar subjektet e hetuara nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi sipas tij dekurajon punën e SPAK. Drejtuar deputetit Dogjani, kreu i Nismës Thurje i tha se ka dhënë votën në parlament për të liruar të korruptuarit. Ky i fundit insistoi se të liruarit që janë subjekte të SPAK nuk kanë qenë të dënuar për korrupsion.

Debatet

Endri Shabani: Nuk duhet të kishin përfituar të kurruptuarit. Dekurajon punën e SPAK. Nëse ju mbështesni SPAK nuk mund të falni ata që mezi i ka hetuar SPAK e dënuar.

Koçi: E dekurajon ai që flet me atë gjuhë urrejtje ndaj SPAK...

Shabani: Dëgjo këtu se unë jam pedagog drejtësie, kurse ti polic...

Dogjani: Keni degraduar ju pedagogët duke u marrë lekë nxënësve, në universitete private. Mos gënje, je pedagog e vjen e gënjen këtu. Çfarë edukate ju jep studentëve.

Koçi: SPAK të gjithë përqendrimin e ka te ai që quhet korrupsion i nivelit të lartë. Ne jemi në këtë situatë ku jemi. Çfarë duhet bërë më tej për të nxitur punën e drejtësisë, ky është diskutim i rëndësishëm. Çfarë do bëjmë për mandatin e spak. Çfarë do bëjmë që spak të mos merret me gjëra banale. Që ta nxisim këtë fuqi të spak që deri tani ka nivel shumë të lartë, po bën histori. Nuk mund të ndodhnin këto pa spak, ish deputetë e ministra nën hetim.

Dogjani: 4 vetë kanë përfituar por jo për korrupsion por për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Marsela Karapanço: Më vjen mirë që jeni në një mendje (për Koçin dhe Dogjanin)

Shabani: Për të liruar kriminelët janë bashkë, në retorikë ndahen e bëjnë spektakël, kur vjen puna për të luftuar korrupsionin janë bashkë. E shajnë nga mëngjesi deri në darkë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
'Ai që bën faj pa dashje kthehet në kriminel', Koçi: Amnistia penale duhet të ishte më e gjerë! Burgu nuk i rehabiliton

Deputeti i PS Petro Koçi i ftuar në Frontline në Report Tv deklaroi se sipas tij amnistia penale duhet të kishte qenë më e gjerë. Këtë e argumentoi duke shprehur shqetësimin se të dënuarit në burgje nuk rehabilitohen, por përkundrazi ata shkatërrohen.

“Unë mendoj që amnistia duhet të ishte më e gjerë se kaq. Për vetë situatën që është krijuar sot në burgje. Në burg njeriu që mund të bëjë një faj pa dashje atje kthehet në kriminel. Burgu për mua nuk i rehabiliton por i shkatërron. Por mund të ketë ndonjë element që ia vlen të kritikohet nëse kemi të bëjmë me njerëz të gjykuar nga GJKKO. Mund të jenë te një kategori që mund të kenë pasur përgjegjësi zyrtare mesatare. Nuk kam shifra për këtë”

 

Ora 22:25
Asllan Dogjani: Ka urdhër që institucionet mos denoncojnë te SPAK

Shqetësuese e quan deputeti i opozitës Asllan Dogjani uljen e denoncimeve nga administrata shtetërore në SPAK, teksa ishte i ftuar në Frontline në Report Tv.

“Shqetësuese që janë tkurrur denoncimet. Shqetësuese për ne, qytetarët dhe sistemin e drejtësisë. Ka shumë arsye pse janë tkurrur, unë sistemin e drejtësisë e përmbledh duke filluar nga prokuroria e shkallës së parë, të dytë e me radhë. Rënia e numrit të kallëzimeve ka të bëjë që ne kemi një strukturë në institucione dhe mund të themi se shumica prej tyre është e përfshirë dhe e lidhur me korrupsion. Nuk mundet hajduti të denoncojë hajdutin. Sa i përket rënies së kallëzimeve nga qytetarët unë e lidh me një fakt tjetër që ka humbur besimi i qytetarëve te institucionet ligj zbatuese. Kjo ka bërë që shumë probleme të zgjidhen me vetëgjyqësi”, tha ai.

“Drejtuesit e institucioneve kryeministri u kanë thënë të mos çojnë raste në SPAK. Prokurori i SPAK ka deklaruar se zyrtarë të lartë. Drejtuesi i SPAK ka bërë deklaratë të fortë për punonjës të policisë që kanë lidhje me grupe të strukturuara”, shtoi Dogjani.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • neri: 17/05/2024 10:26

    tani ne opozite jane vetem fukarenj dhe te rreckosur, se pasunaret jane bere me ramen,ngaqe duan te ruajne pasurite. Kush ka bythe te perballoje prokurori, polici, tere shtetin kunder. Nderkombetaret shikojne ca behet ne shqiperi, si ne xhungel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë