Afganistan/ Talebanët do fillojnë të paguajnë punonjësit qeveritarë

Afganistan/ Talebanët do fillojnë të paguajnë punonjësit qeveritarë

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid

Administrata talebane e Afganistanit do të fillojë të paguajë pagat e vonuara të punonjësve të Qeverisë, thanë zyrtarët. Mijëra punonjës të Qeverisë afgane të udhëhequr nga talebanët ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat. Kjo është vetëm njëra nga krizat e shumta me të cilat u përballën talebanët që kur e morën pushtetin në muajin gusht.

"Ministria e Financave njofton se, duke filluar nga sot (20 nëntor), pagat e tre muajve të fundit të të gjithë punonjësve dhe stafit të Qeverisë do të paguhen plotësisht", tha zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid në një postim në Twitter.

Talebanët nuk kanë njoftuar për burimin e mjeteve financiare me të cilat do të bëjnë realizimin e pagave.

Edhe përpara se talebanët të merrnin kontrollin e vendit në gusht, shumë punonjës të sektorit publik thanë se nuk ishin paguar për javë të tëra.

Pasi lëvizja mori pushtetin, miliarda dollarë nga fondet e qeverisë afgane të ruajtura jashtë vendit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë u ngrinë.

Qeveritë e huaja nuk kanë qenë të gatshme të financojnë drejtpërdrejt administratën e udhëhequr nga talebanët. Institucionet financiare globale gjithashtu kanë ndërprerë financimin.

Pas një takimi të enjten midis të dërguarve të Gjermanisë dhe Holandës dhe zyrtarëve talibanë në Kabul, u diskutua për të filluar me pagesën e punonjësve të sektorit të shëndetësisë dhe arsimit drejtpërdrejt përmes organizatave ndërkombëtare.

Është e paqartë nëse njoftimi i talebanëve lidhet me këtë.

Një zëdhënës tjetër i talebanëve, Inamullah Samangani, tha në Twitter të shtunën se administrata kishte arritur të mbledhë të ardhura ditore nga tatimet./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun