/ATSH-AFP/ - Të paktën 21 persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën pas një shkëmbimi zjarri mes të ftuarve që janë përleshur gjatë një ceremonie martesore në veri të Afganistanit, njoftuan sot autoritetet lokale.
"Përplasja ndodhi dje në mbrëmje në distriktin Deh Salah të provincës, Baghlan", deklaroi Gulistan Qusani, shef i policisë së distriktit.
"Një mosmarrëveshje ka ndodhur me disa personave të armatosur gjatë ceremonisë martesore. Kur toni i zërit është ngritur, një zyrtar lokal ka qëlluar në ajër për të qetësuar situatën", theksoi ai duke shtuar se ky veprim ka pasur një efekt të kundërt pasi dy kampet kanë filluar shkëmbimin e zjarrit.
"Të gjitha viktimat janë burra që ishin ftuar në dasëm, të moshës 14-60 vjeç", shtoi Qusani.
Sipas burimit, rreth 400 persona ishin mbledhur për të marrë pjesë në këtë ceremoni martesore, ku po martohej djali i një mullahu. Mes tyre ndodheshin edhe dy grupe që prej kohësh jetonin në armiqësi.
Autoritetet lokale dërguan një forca të policisë në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat ekzakte të përplasjes", theksoi zëdhënësi i policisë së Baghlanit, Sultan Mohammad Ebadi.
/Shqiptarja.com