Një shpërthim në kryqytetin e Afganistanit u ka marrë jetën të paktën 18 personave pranë një qendër kursesh.
Një person, i cili mbante të veshur dinamit iu afrua qendrës pranë zonës Dasht-e-Barchi ku në pamundësi për të hyrë brenda saj, shpërtheu veten.
Sipas BBC, këtë akt makabër e ka marrë përsipër Shteti Islamik si një mesazh mbi disa postime fyese në rrjete sociale, të cilat nuk janë identifikuar ende nga autoritetet vendase.
Aktualisht janë raportuar vetëm 18 viktima por ka pasur dhe mbi 50 të plagosur të cilët janë dërguar në spital.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit tha se "kamikazi" është dalluar nga rojet e sigurisë dhe u morën menjëherë masa për ta ndaluar atë të hyjë.