AFP: Ja xhihadisti shqiptar i kthyer
nga Siria që punon si kasap në Tiranë

Një shqiptar dhe një kosovar, të cilët kanë luftuar më parë në Siri, janë në qendër të reportazhit të publikuar sot nga Agence France-Presse, me titull “Shqipëria dhe Kosova, një front i ri për xhihadistët”.

“Tre vjet më parë, Albert dhe Yassin lanë shtëpitë e tyre në Kosovë dhe Shqipëri për t’iu bashkuar ‘xhihadit’ në Siri. Tani ata janë kthyer, duke shtuar radhët e xhihadistëve në një rajon që Shteti Islamik e quan “fronti i ri” në Europë", nis shkrimi i AFP.

Jasini, 30 vjeç, tani punon si kasap në periferi të Tiranës. Ai nuk pranon të tregojë emrin e tij të vërtetë, nga frika se mund të ketë pasoja. Babai i tre fëmijëve ka thënë për AFP-në se ai është plagosur në vitin 2014 në Aleppo, Siri. 30-vjeçari ka treguar se u largua “për të ndihmuar popullin sirian” dhe shpreson se Allahu do ta njohin sakrificën e tij, edhe pse ai nuk vdiq si një dëshmor.

Ndërkohë, 29-vjeçari Albert Berisha, i diplomuar në shkenca politike, thotë se ai mori një “vendim emocionale” për t’u larguar për në Lindjen e Mesme. Kjo erdhi duke parë televizor dhe duke ndjekur rrjetet sociale për atë se çfarë ndodh në Siri. Berisha nuk i ka shpëtuar vëmendjes së autoriteteve, muajin e kaluar, ai u dënua me 3.5 vite burg.  

afp xhihadistet

afp xhihadistet

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen