AFP: Rama në Beograd pas 68
vitesh, Kosova pjesë e diskutimit

AFP: Rama në Beograd pas 68<br />vitesh, Kosova pjesë e diskutimit
Kryeministri, Edi Rama do të shkojë më 22 tetor në Beograd, vizita e parë e një kryeministri shqiptar që prej 68 vitesh, gjatë së cilës Kosova dhe komuniteti shqiptar në Serbi janë temat që pritet të diskutohen me homologun Aleksandar Vuçiç.Kjo vizitë u bë e mundur nga një përmirësim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës u arrit në Bruksel në muajin mars 2013 nën drejtimin e Bashkimit Evropian, ku dy ish-armiqtë ashtu dhe Shqipëria dëshirojnë të integrohen.

“Kosova do të jetë një prej temave në axhendën e diskutimeve”, deklaroi  zëdhënësi i Ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme, Glevi Dervishi.

”Disktutimet do të përqendrohen në procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin ekonomik, por gjithashtu dhe në situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, rajon në jug të Serbisë me shumicë shqiptare”, ka theksuar Dervishi.

Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie delikate kryesisht për shkak të pavarësisë së Kosovës dhe çështjeve të autonomisë ngritur shpesh nga komuniteti shqiptar në Serbi.


Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari