“Disa prej trupave janë të pa identifikueshëm nga djegiet e tepërta”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shëndetit të Shtetit Mondli Mvambi për mediat vendase.
Përplasja ndodhi pranë qytetit të Kroonstad në provincën e Afrikës së Jugut, pasi kamioni nuk mundi të ndalonte në një kryqëzim me hekurudhat e trenit.
Policia lokale sqaron se rreth 850 pasagjerë janë evakuuar nga treni dhe janë të sigurt larg vendngjarjes.
Shoferi i kamionit u përpoq të largohej nga vendngjarja, por u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa forcat e shpëtimit dhe zjarrfikëset kanë neutralizuar zjarrin dhe kanë ndaluar përhapjen e tij në vagonë të tjerë.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com