Afrika Perëndimore/ Mbi 60 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën nga përmbysja e një varke

Afrika Perëndimore/ Mbi 60 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën nga përmbysja e një varke

Varka me emigrantë që u gjet në Kepin e Verdës në Afrikën Perëndimore

Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi një varkë me emigrantë u gjet në Kepin e Verdës në Afrikën Perëndimore.

38 persona duke përfshirë edhe fëmijë të moshës 12-16 vjeç, u shpëtuan në ishullin Sal, raporton BBC.

Mendohet se të gjithë emigrantët të cilët ishin në varkë për më shumë se 1 muaj ishin nga Senegali.

Zyrtarët e Cape Verde bënë thirrje që të merrnin masa globale për emigracionin për të ndihmuar në parandalimin e vdekjeve të shumta të emigrantëve. Sipas raportimeve të policisë anija u pa për herë të parë të hënën.

Sipas policisë varka prej druri u pa pothuajse 320 km larg ishullit Sal nga një anije peshkimi spanjolle, e cila më pas njoftoi autoritetet.

Varka u largua nga fshati i peshkimit të Senegalit më 10 korrik me 101 persona në bord, tha të martën ministria e jashtme e Senegalit duke cituar edhe të mbijetuarit.

Ministria tha se ishte duke komunikuar me autoritetet në Cape Verde për të riatdhesuar shtetasit senegalë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja