Afrim Krasniqi rrëfen ‘Krizën e Ambasadave, Shqipëria në vitin 1990’, studiuesi: Intelektualët nuk i mbështetën refugjatët

Studimi “Kriza e Ambasadave, Shqipëria në vitin 1990” i Afrim Krasniqit sjell në 30-vjetorin e pluralizmit politik, përmes dokumenteve arkivore, ngjarjen që i parapriu ccdo ndryshimi që ndodhi më pas në vendin tonë

 “Në fakt, për shkak të 30 vjetorit të pluralizmit politik do të duhej që Shqipëria të kujtonte diccka për një nga ngjarjet që ka heshtur për vite shoqëria shqiptare, atë të ambasadave. Nëse i marrim të lidhura njëra me tjetrën ngjarjen e ambasadave dhe lëvizjen e Dhjetorit, nuk mund të ekzistonte e dyta pa të parëin. Pasi ngjarja e ambasadave pati impakt të dyfishtë, impakt në shoqëri, ra imazhi i partisë komuniste në botë. Në këtë botim janë përdor dokumente që s’janë përdor asnjëherë më parë” shprehet ndër të tjera Afrim Krasniqi.

Ajo që duhet njihet, sipas Krasinitit, përmes dokumenteve historike, është veçanërisht zëri i intelektualëve të kohës, që ndryshe nga çdo vend tjetër i botës, nuk i përkrahën këta refugjatë

“Ata që hynë në ambasada ishin të të gjithë kategorive sociale, mes tyre nuk kishte intelektualë. Rinia ishte pjesa kryesore dhe sidomos dy kategoritë; ata që ishin pa punë edhe në gjendje të rëndë financiare edhe pinjollët e persekutuar politikë. Përballë kësaj lloj situate regjimi hapi tezën që “derisa s’ka intelektualë këta janë rrugaccë”. Regjimi nisi një fushatë denigrimi ndaj tyre ku u përfshinë figura të njohura. Nuk pati asnjë zë në përkrahje të refugjatëve, as nga ata që pas gjashtë muajsh u bënë protagonistë të sistemit politik, apo që mbushnin ekranet për të shprehur kundër regjimit. Të gjithë emrat publikë që ne njohim ishin pro cilësimit të regjimit ndaj refugjatëve, edhe deri diku kritikë ndaj individëve që hynë në ambasada”.

Në këtë botim Krasniqi cek dhe raportin e të huajve në 2 korrikun e ’90, të cilët mbështetën  5000 shqiptarë që mësynë nëpër ambasada e huaja

“Një nga gjërat më interesante është për të parë raportin e të huajve, ambasadën dhe faktorin ndërkombëtar në korrikun e ‘90. Nga dokumentet arkivore tre ambasada kryesore që kanë luajtur rol të madh në atë periudhë, franceze, italiane edhe gjermane. Pala perëndimore e konsideron këtë revoloitë qytetare, ndërkohë që autoritetet zyrtare e konsiderojnë si akt kriminal, si sjellje huligane e pjesës më vulgare të shoqërisë, duke i akuzuar ambasadorët si fajtorë për situatën e ndodhur. Së pari regjimi, nuk mendonte se do kishte kaq shumë hyrje. Së dyti, menduan se duke ushtruar presion ndaj palëve ndërkombëtare do të kërkonin që ata do i kërkonin ndihmë regjimit për t’i nxjerr jashtë”, vijon Krasniqi,

Impakti i Ambasadave nuk ishte i madh vetëm për mediet botërore, por dhe për ndërkombëtarët që e cilësuan regjimin komunist, si strofa e fundit e stalinizmit. Ngjarje kjo që sipas Krasniqit ndikoi veçanërisht tek reagimi i regjimit me studentët

“Impakti ka qenë shumë më i madh, sa në e perceptojmë. Shqipëria u bë headline, jo Shqipëria si Shqipëri, por regjimi komunist, si strofa e fundit e stalinizmit. Kur Ramiz Alia shkoi në shtator në OKB,të gjitha figurat perëndimore e refuzuan, s’pati pritje zyrtare, se u konsiderua lider i asaj që ndodhi në ambasada. I dyti ishte impakti social, ku 5000 veta largohen nga Tiranë. Këto janë dy reagime të mëdha, të pamatshme në mas, por kanë lënë gjurmë edhe në lëvizjen studentore të dhjetorit më pas”, thotë studiuesi, pasi sipas tij, “Nëse nuk do kishte ndodh ngjarja e ambasadave, regjimi do kishte reaguar ndryshe me studentët, do kishte përdor forcën, pas asaj që ndodhi në mediet nëpër botë, kjo e bëri regjimin më të përmbajtur”.

Studiuesi përfundon se është detyra e institucioneve tona, që të dokumentojnë në të ardhmen dëshmitë e protagonistëve që në 2 korrik të 1990 guxuan të kapërcejnë kufijtë.   

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/02/2021 02:40

    Z.Krasniqi,intelektualet atehere,ruanin veten,postin,pozicionin ne shoqeri dhe familjen.Koleget e tyre qe kishin guxuar e folur,me e pakta ishin transferuar neper rrethe,ose kishin perfunduar ne ndonje fshat,uzine,fabrike,me pune te rendomta;me e shumta kishin perfunduar ne internim,burg,ose pushkatim.Eshte kollaj te flasesh sot.Kurse ata qe u futen ne ambasada nuk kishin asgje,nuk humbnin asgje,ndoshta jeten,por ketyre te fyndit,litari u kishte vajtur te gryka,keshtu qe nuk kishin rruge tjeter.

    Përgjigju
  • Kapo: 20/02/2021 18:54

    Ara intelektualet tani do te jen te paret qe do bejn vaksinen. Te na roj Shefi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën