Afrim Qendro është emëruar në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, (IKMT). Ai emërohet në krye të IKM, pas largimit të Dallëndyshe Bicit.

Deri pak ditë më parë, Qendro ka mbajtur detyrën e Prefektit të Tiranës.

Qendro ka patur një sërë detyrash të larta publike ashtu sikurse politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe në Asamblenë e Tiranës.

Fillimisht, Qendro ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës; drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar; nënkryetar i Bashkisë së Vlorës dhe së fundi Prefekt i Qarkut të Tiranës.