Afron 85-vjetori i Dritëro Agollit 
ekspozohen dorëshkrimet në rusisht

Afron 85-vjetori i Dritëro Agollit <br />ekspozohen dorëshkrimet në rusisht
Më 13 tetor shkrimtari i madh Dritëro Agolli feston në 85-vjetorin e lindjes. Me këtë rast Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë organizon një veprimtarinë kremtuese nëpërmjet një eskpozite që titullohet “Ekspozita agolliane dhe ligjërata”.

Intersante në këtë ekspozitë janë disa dokument që botohen për herë të parë të rinisë së tij të daktilografuara në gjuhën ruse. Sipas organizatorëve “Ekspozita agolliane sjell për lexuesit e shumtë të Dritëro Agollit një retrospektivë të shkrimtarisë së tij, qysh me zanafillat e hershme poetike më 1948, për t’u zhvilluar e zgjeruar në zhanre e gjini të ndryshme për mbi 65 vjet krijimtari.

Nga poezitë e para të vellimet poetike, nga skicat te romanet epike, nga fabulat të satira, nga reportazhi te publicistika, vepra e Dritëro Agollit shpalos njëheri frymëzimin dhe angazhimin e autorit në sfidat e shoqërisë shqiptare, duke u shtrirë po aq e sukseshme në dy epoka. 

Ekspozita dëshmon larminë tipike të krijimtarisë së Dritëro Agollit dhe përfshin edhe një vështrim brenda zhanreve si psh: nga poezitë e para të botuara te “Letrari i ri” dhe “Rinia” më 1948, vijohet me vëllimet e para “Në rrugë dolla” (1958) dhe “Hapat e mia në asfalt” (1961) për të mbërritur te “Pelegrini i vonuar” (1993), “Lypësi i kohës” (1995), “Vjen njeriu i çuditshëm” (1996), “Fletorka e mesnatës” (1998), “ Lutjet e kambanës” (1998), etj; nga tregimet e hershme si ato të botuara te “Zëri i Rinisë” më 1955 te përmbledhjet me tregime si “Zhurma e erëreve të dikurshme” (1984) dhe “Njerëz të krisur” (1995) deri te romanet e mirënjohura “Komisari Memo” (1970), “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973), “Njeriu me top” (1975), “Arka e djallit” (1997).

Ekspozita sjell në vëmendje edhe shqipërimet e tij të njohura të Eduard Bagricki më 1961, “Duart e lira” të Pol Elyar (1984), “Kënga e gëzimeve dhe brengave” të Robert Bërns në vitin 1987, por edhe cikle poetike të Janis Ricos, Aleksandër Bllok, Ana Ahmatova, etj. 

Aktiviteti do të vijojë gjatë ditës së sotme vijon me ligjëratën “Migjeni i Dritëro Agollit” të prof. Dr. Shaban Sinani, i cili ndalet në punimin e diplomës së Agollit me titullin “Skicat dhe tregimet e poetit revolucionar shqiptar Migjeni”, mbrojtur para jurisë në Universitetin e Petersburgut në vitin 1957, duke pasur si oponente albanologen e mirënjohur Agnia Desnickaja. Zgjedhja e Migjenit, përveçse parapëlqim i Dritëro Agollit, lidhej përkthimin në rusisht të “Vargjeve të lira” dhe “Novelave të Qytetit të Veriut” si dhe interesin e vijueshëm për Migjenin dhe dorëshkrimet e tij nga shkencat sovjektie. Por një arsye e tretë mund të kishte lidhje me fushën e diplomimit (gazetari) dhe me nënllojin e zgjedhur (skicat, publicistika).

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani