Afron Bienalja e Akuarelit, të
rinjtë “ngjyrosin” për 4 ditë Tiranën

Afron Bienalja e Akuarelit, të<br />rinjtë “ngjyrosin” për 4 ditë Tiranën
Mbi 165 artistë nga më shumë se 50 vende të botës  do të sjellin dy ekspozita mjaft të veçanta dhe paralele si pjesë e festivalit “VIZart  International Watercolor” që do të zhvillohet në kryeqytet, si e para  Bienale akuareli. Do të nis me "RINart", që është Bienalia e të rinjve akuarelistë deri në moshën 18-vjeçare. 

Kjo Bienale, e cila zhvillohet në kuader të "VIZart International Watercolor 2015", do mbahet në "Qendra Rinore, nga 21-25 Nentor. Cermonia e hapjes do jetë në orë 14.00 në praninë e një publiku prej 40 akuarelistësh të ardhur në Shqipëri për eventin e akuarelit, të cilët së bashku me shumë artistë shqiptarë do të mbështesin këta të rinj dhe do demostrojnë konceptet për ta. 

Punimet e përzgjedhura të studenteve janë bërë nga licetë artistikë në Shqipëri, duke përfshirë dhe Kosovën dhe Meqedoninë. Gjatë ekspozitës do ndahen the tri çmime për artistët, përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare, kryesuar nga Z. Atanur Dogan, Presidenti i IËS "Shoqata e Akuarelistëve Ndërkombëtarë" dhe piktori Helidon Haliti, President i IËS Albania.
 
Thuajse të gjithë artistët më të shquar në botë për veprat e akuarelizmit emra si, Mauri Virtanen apo Tarmeno Fernandez Villalban do të vijnë në Tiranë nga vende si Gana, Maruitisi, Indonezia, Filipinet, Japonia, Kina, India, Ecuadori dhe Peruja, Singapori, Siria, Irani dhe vendet e Europës, ku së bashku me kolegët e tyre shqiptarë do të vijnë dhe të prezantohen të gjithë së bashku në Nëntor, duke  kthyer vëmendjen nga Shqipëria, e duke njohur  mikpritjen, bukurinë, ngjyrat e këtij vendi. Për këtë organizim ka menduar vetë Shoqata Artistike VIZart, e cila si kurrë më parë sjell në Tiranë dy ekspozita paralele , ku në Muzeu Historik Kombëtar dhe në Pallatin e Kongreseve, në qendër të vëmëndjes do të jetë dhe do të rikthehet ky zhaner magjik  thuajse në zhdukje në Shqiperi.


E teksa në botë apo Europë, veprat në këtë stil mjaft të veçantë kanë mbi 100 vjet që gjallërojnë, synimi i dy ekspozitave dhe biennales së “VIZart”  është që në të ardhmen të krijohen disa piaca të akuarelit, thuajse inekzistente tek ne. Por, kjo bienale dhe dy ekspozitat nuk do të ngjyrosin vetëm Muzeun Historik dhe Pallatin e Kongreseve, por gjithë kryeqytetin dhe më gjërë sepse në ambjente si “Qendra Rinore “, Pallati i Brigadave, “Sheshi Skenderbej“ në fshatin “Shën Gjergj“, liqenin e Farkës, në Petrelë etj, artistët do të zhvillojnë disa aktivitete ku ndërmjet vizitave, takimeve dhe ëorkshopeve, ata do të pikturojnë dhe ngjyrosin me penel natyrën dhe objektet. Ndërkohë që në 24 nëntor në sallën “Uneso” të Muzeut ora 17:00 do të jepet edhe çmimi “Ismail Lulani” nga VIZart , per performancën më të mirë në praninë e të gjithë artistëve, të ftuarëve dhe miqve të pikturës.
 


vizart

vizart

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll