Afron festivali folklorik Gjirokastrës
Do të mbahet nga datat 10-16 maj

Afron festivali folklorik Gjirokastrës<br />Do të mbahet nga datat 10-16 maj
TIRANE- Festivali Folkorik i Këngës në Gjirokastër po rikthehet në edicionin e tij të 10-të. Do të mbahet në datat 10-16 maj në Kalanë e Gjirokastrës. Në cilësinë edhe të Kryetares së Komitetit Organizativ të FFKGJ, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, prezantoi dje përgatitjet për festën e muzikës folklorike.

Puna për festivalin ka nisur në korrik të vitit 2014 në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Folklorike. Komisioni Përzgjedhës i Festivalit është i përbërë nga studiuesit e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit. Drejtues artistik të Festivalit janë profesor Thoma Gaqi dhe regjisori Bledar Laço.

Për të arritur tek festivali, për disa muaj me radhë është organizuar maratona e trashëgimisë jomateriale në 12 qarqe, me kontakte, takime, vëzhgime dhe koncerte të Komunave dhe Bashkive, ku morën pjesë rreth 7230 bartës të folklorit ndër të cilët rreth 1600 fëmijë e të rinj. Mjaft grupe shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali iZi do vijnë në këtë edicion, ku bëhet fjalë për një numër 3 herë më të madh sesa Festivalet e kaluara (1400 konkurrues në të gjitha gjinitë).

Në këtë festival janë të ftuara grupet folklorike të arbëreshëve të Italisë, shqiptarët e SHBA, Zvcirës, Turqisë (rreth 100 artistë), por edhe të ftuarit special si Eda Zari band, Grupifolk nga Janina, Kompleksi Palava nga Çekia, Trupa e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Ansambli Shota i Kosovës, Banda Fanfara Tirana, Olen Çezari Band, dhe këngëtarja Rona Nishliu me grupin e saj.

Festivali Folkorik i Këngës në Gjirokastër u themelua në vitin 1968. Pas realizimit dhe mbajtjes së edicionit të parë të festivalti, në edicionet e mëpasshme morën pjesë të gjitha rrethet e vendit në çdo pesë vjet, përkatësisht 1973, 1978, 1983, 1988, të cilat janë zhvilluar rregullisht në Kalanë e Gjirokastrës


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin