'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes

'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes

Recep Tayyip Erdogan dhe Aleksander Vuçiç

Presidenti turk Erdogan njoftoi nga Beogradi se kanë rënë dakord me Aleksander Vuciç që Serbia dhe Turqia të zhvillojnë së bashku fushën e industrisë së mbrojtjes. Edhe në Serbi ashtu si në Tiranë Erdogan tha se do ti dhurojë Serbisë drone kamikaze

Erdogan e vizitoi Serbinë për herë të katërt që prej 2017-ës. Vizita e cila kishte mjaft vëmendje për atë se çfarë do të prodhonte solli një marrëveshje në fushën ushtarake. Presidenti turk tha se Turqia dhe Serbia kanë vendosur të punojnë së bashku për t’i zhvilluar industritë e mbrojtjes, por kjo industri siç tha Erdogan do të jetë e përbashkët me vetëm një synim.

“Turqia dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa së bashku, por këta hapa janë formimi i përbashkët i një industrie të mbrojtjes, për të garantuar paqe”, tha Erdogan.

Edhe në Beograd, ashtu si në Tiranë, lideri turk njoftoi se pjesë e bashkëpunimit të tyre do të jenë edhe dronët turq që do t’i dhurohen Serbisë, ku nuk u speicifikua ndonjë numër.

Kërkesat ndërkombëtare për dronët turq, kryesisht dronë TB2 Bayraktar, janë rritur shumë pas ndikimit të tyre në konfliktet në Siri, Libi, Azerbajxhan dhe Ukrainë. Kompania turke Baykar thënë se ka nënshkruar marrëveshje eksportimi me 30 vende, përfshirë, Arabinë Saudite, Ukrainën, Etiopinë, Kosovën dhe Poloninë.

Aleksandër Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp u shpreh i kënaqur me marrëdhëniet mes dy vendeve të cilat dalin në pah siç u shpreh tek treguesit ekonomik të cilët janë rritur.

“Turqia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira ekonomike. Ne kemi trefishuar këmbimin tregtar, në krahasim me pak vite më parë”, tha Vuçiç.

Përfaqësuesit e dy qeverive ndërkohë firmosën 11 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Në vizitën paraprake të Erdoganit në Beograd, në shtator të vitit 2022, Serbia ka thënë se dëshiron të blejë dronët Bayraktar, por blerja e tyre nuk është realizuar kurrë. Atëbotë ishte arritur një protokoll që u ka mundësuar shtetasve të Serbisë dhe Turqisë që të udhëtojnë në dy vendet vetëm me letërnjoftime. Turqia është e katërta në listën e shteteve prej ku ka importuar më së shumti Serbia më 2023. Kompanitë turke janë prezente në Serbi në tekstil, ndërtimtari, industri mekanike, banka dhe turizëm. Dy vendet kanë marrëdhënie të mira, por nuk pajtohen në çështjen e Kosovës. Ankaraja e njeh pavarësinë e këtij shteti, ndërsa Serbia jo.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albfire: 11/10/2024 19:01

    Nuk ka faj Turqia ne kete mes! Ne jemi nje shtet leshi qe nuk dime te terheqim investime. Kenaqemi me gjera qe nuk gjenerojne te ardhura. Edhe ne rastin me Francen, ne nenshkruajme marrveshje kulturore, ndersa Serbia blen avione Rafale! Ne fund te dites, afersia ekonomike do jete me e rendesishme se afersia kulturore ne rast nevoje! Prandaj ti futemi punes dhe te jemi te zotet e vetes per mbrojtje se Turku edhe Francezi anen e Serbise do mbajne nese gjerat shkojne per lesh.

    Përgjigju
  • Eni: 11/10/2024 17:54

    Turk i pabese. Pse ja jep dronet kamikaz apo te vrasin kosovaret. Turqi e qelbur,edhe nje xhami qe bere fute ne konflikt vllezerit muslimane.turk i pabes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve