Afron “Man Booker Prize
2016”, shpallet lista e ngushtë

Afron “Man Booker Prize<br />2016”, shpallet lista e ngushtë
Më 25 tetor në Londër pritet ndarja e çmimit prestigjioz “Man Booker Prize”, një nga çmimet që e ka marrë edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare në vitin 2005. 

The Guardian njofton se emrat e shkrimtarëve të nominuar për këtë çmim prestigjioz letrar janë: Madeleine Thien, Paul Beatty, David Szalay, Ottessa Moshfegh, Deborah Levy dhe Graeme Burnet MacRae. Ata janë zgjedhur nga një listë e gjatë e 13 emrave që ishin deklaruar në korrik. 

Lista e ngushtë për çmimin “Man Booker Prize for Fiction” të këtij viti, që nderon letrarët më prestigjiozë në botë, përfshin gjashtë libra nga autorë që vijnë nga Britania, Kanadaja, Afrika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur këtë të mërkurë komisioni i ndarjes së këtij çmimi. 

Të nominuarit për çmimin, në vlerë prej rreth 66,400 dollarë janë zgjedhur nga një listë e gjatë e 13 emrave, e cila ishte bërë e ditur në korrik, njofton KultPlus.

Librat në listën e ngushtë janë:

- Autorja kanadeze Madeleine Thien-së me librin “Do Not Say Ëe Have Nothing,” që bën fjalë për trashëgiminë e Revolucionit Kulturor në Kinë.
- Shkrimtari amerikan Paul Beatty me librin "The Sellout", një satirë mbi jetën e zezë në Shtetet e Bashkuara.
- Autori kanadezo-britanik David Szalay me librin “All That Man Is,” një seri prej nëntë tregime lidhur me protagonistët meshkuj.
- Shkrimtarja skoceze, Graeme Macrae Burnet për “His Bloody Project,” një thriller historik frymëzuar nga vrasje të shumta në shekullin e 19-të.
- Romancierja britanike e lindur në Afrikën e Jugut, novelistja Deborah Levy për librin "Hot Milk", një histori për një grua të re anglo-greke.
- "Eileen," romani debutues nga autorja amerikane Ottessa Moshfegh, që si temë bosht të rrëfimit, ka një grua të re që punon në një qendër paraburgimi për të mitur në vitin 1960 në Angli.

Znj Levy është e vetmja autore në listë që ka qenë e përzgjedhur më parë, në vitin 2012, për librin "Swimming Home". Autori xhamaikan Marlon James fitoi çmimin vitin e kaluar për librin epik të tij, "Një histori e shkurtër e shtatë vrasjet".

Fituesi do të shpallet në një ceremoni që do të mbahet në Londër, më 25 tetor.

te nominuarit
 
( 6 të nominuarit, nga e majta në të djathtë, Madeleine Thien, Paul Beatty, Otessa Moshfegh, Graeme Macrae Burnet, Deborah Levy, David Szalay)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë