Agalliu denoncon: Tokat në Jalë po grabiten nga qytetarët duke manipuluar letrat dhe certifikatat

Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu ka denoncuar tjetërsimin e dokumenteve apo certifikatave me qëllim vjedhjen e pronave në ish-bashkinë e Himarës në Jalë.

Gjatë fjalës së tij ai ka treguar disa dokumente, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur as emra të përfshirë.

"Dua të bëj një denoncim për atë që quhet vjedhja e pronave. Në vendin tonë dëgjohet shpesh emri i investitorit strategjik por nga ana tjetër me shumë hidhërim shohim se grabiten prona të banorëve shekullore grabiten prona të qytetarëve të ndershëm duke manipuluar apo duke tjetërsuar letrat hipotekat certifikatat e pronësisë.

Këtu kam letrat për një tokë në ish-bashkinë Himarë në Jalë ku pasardhësit e Lilo Mëhillit kanë marrë sipas këtij akti të marrjes në pronësi 9100 metra katrorë tokë por nga ana tjetër sipas ligjeve në fuqi norma për frymë në ndarjen e tokës në Bashkinë Himarë në fshatin Vuno është jo me shumë 3500 metra katrorë për frymë.

Në certifikatë familjare të marrjes së pronësisë në 1991 kemi pasur Lilo Mëhillin. Pse pasardhësve të këtij individi i janë dhënë më mbi 6000 metra katrorë tokë më shumë nga çfarë i takon sipas ligjit”, tha Agalliu.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë