Aleanca e Grave Deputete, AGD zhvilloi sot analizën vjetore të 2014-s dhe trajtoi strategjinë e punës për këtë vit, në një tryezë të posaçme me mbështetjen e UN Woman dhe OSBE.
Në hapje të takimit kryetarja e AGD, Mesila Doda falënderoi dhe vlerësoi si qenësor, kontributin e çdo deputeteje në përmbushjen e axhendës së punës gjatë viti të kaluar.
"Kjo Aleancë me frymën e bashkëpunimit, përtej ndasive partiake, i ka dhënë një fytyrë të re parlamentarizmit dhe politikës shqiptare. Ne po përcjellim mesazhin e bashkëpunimit për çështje jetike,një model i munguar mes kolegëve tanë burra”, tha Doda. Ajo i kërkoi deputeteve të bëhen avokate të përkushtuara, të çdo kauze për të drejtat e grave dhe vajzave dhe promovimit të tyre në vendimmarrjen brenda dhe jashtë politikës.
Në diskutimet e analizës vjetore, deputetët theksuan nevojën e një koordinimi më të shpeshtë mes tyre të aktiviteteve në terren, si dhe në njohjen zyrtare si grupim jopolitik brenda parlamentit dhe njohje më të madhe ndërkombëtare të këtij grupimi në parlamentet e rajonit dhe vendeve evropiane.
Një nga drejtimet kryesore të axhendës së ADG, me ardhjen e fushatës elektorale, do të jenë orientimet dhe inkurajimi i grave në strukturat partiake për të garuar në zgjedhjet e pushtetit lokal.
Në këtë pikë kryesia e AGD dhe deputetet e tjera kërkuan mbështetje edhe më të gjerë të organizmave ndërkombëtarë në bashkëpunim me shoqërinë civile, që të lobojnë pranë lidershipit të partive politike, në mbështetjen e grave dhe vajzave për përfshirjen në listat e kandidatëve zgjedhorë.
Njëherësh deputetet do të ndërmarrin nismat në përmirësimin e legjislacionit për kuotimin e pjesëmarrjes së grave në biznes, bordet drejtuese të institucioneve, fushën akademike dhe në drejtimin e shërbimeve të ndryshme publike dhe private.
Doda mbështetur dhe nga deputetet pjesëmarrëse propozoi që në Kodin e sjelljes në Kuvend të kërkohet rishikimi i kohëzgjatjes dhe i numrit të ndërhyrjeve në seancë nga deputetët burra dhe ekzekutivi, dhe kërkoi nga kolegët një ngritje të etikës së komunikimit brenda dhe jashtë Kuvendit.
Në fjalën e tyre, përfaqësueset e OSBE-së dhe UN Woman që mbështetën takimin, vlerësuan veçanërisht rolin aktiv që AGD ka marre në mbrojtjen e të drejtave të grave shqiptare, rritjes së përfaqësimit të tyre në politikë e sektorë të ndryshëm, si dhe në luftën kundër dhunës ndaj gruas.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com